Home / Sport / Klopp vazhdon kontratën me Dortmundin

Klopp vazhdon kontratën me Dortmundin

“Është një nder që disa klube të mëdha e vlerësojnë punën time në Dortmund, por unë nuk jam një tip i personit që dëshiron të shoh nëse bari është më i gjelbër diku tjetër”, ka thënë Klopp pas nënshkrimit të kontratës.

Borussia Dormundi ka njoftuar përmes faqes së saj zyrtare se ka arritur marrëveshje me Jurgen Kloppin që do ta mbajë atë te “milionerët” deri në verën e vitit 2018.Kontrata e deritanishme e 46-vjeçarit do të skadonte në qershor të vitit 2016 dhe një numër i skuadrave veçse kishin filluar të monitoronin situatën e tij në BVB.

Sidoqoftë, tani ai u ka dhënë fund gjitha spekulimeve për të ardhmen e tij duke nënshkruar kontratë për dy sezone tjera.

“Është një nder që disa klube të mëdha e vlerësojnë punën time në Dortmund, por unë nuk jam një tip i personit që dëshiron të shoh nëse bari është më i gjelbër diku tjetër”, ka thënë Klopp pas nënshkrimit të kontratës.

“Është e rëndësishme që të jeni në vendin dhe kohën e duhur dhe Dormundi është vendi i duhur për mua”, ka shtuar ai.

“Do t`u them përsëri të njëjtat fjalë gjitha ekipeve që janë interesuar për mua: Jam i kënaqur me interesimin e juaj por unë kam kontratë me Dortmundin deri në vitin 2018 dhe unë preferoj që t`i përmbahem kontratave, edhe nëse kjo gjë befason disa njerëz’”. “Prandaj faleminderit, por nuk ka shanse”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *