Home / Lajme / Maqedoni / Komisioni evropian do ta prezantojë Raportin për përparimin e Republikës së Maqedonisë

Komisioni evropian do ta prezantojë Raportin për përparimin e Republikës së Maqedonisë

16 tetor-Gjithashtu, Komisioni rekomandon se nevojitet urgjentisht të shqyrtohet Marrëveshja e Ohrit, për atë se është me rëndësi të veçantë për raportet ndëretnike dhe të përbashkëta të kompletohen rekomandimet e saj dhe ato të zbatohen. “Kjo, si dhe vazhdimi i dcentralizimit, janë elementet kyçe të marrëveshjes që do të kontribuojë për stabilitetin e shtetit dhe të popullit në të”, thonë nga Brukseli.

Komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle sot në ndërtesën “Berlemont” në Bruksel do t’i kumtojë raportet e sivjetme për përparimin e vendeve-kandidate dhe kandidateve potenciale në integrimet evropiane.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Fyle në konferencën për shtyp të caktuar për në orën 14:30 do të kumtojë se Qeveria joformale e Unionit për të pestën herë me radhë shënon se Republika e Maqedonisë i përmbush të gjitha kriteret dhe kushtet për t’i filluar negociatat për anëtarësim, duke i rekomanduar Këshillit evropian që t’i lejojë shtetit të Maqedonisë të përparojë në eurointegrimet.

Ajo që tashmë është e ditur është se përveç rekomandimit, Komisioni dy herë në raportin për Maqedoninë do ta përdorë mbiemrin “maqedonase”, që para dy dhe tre viteve aspak nuk ishte, ndërkaq krahas lëvdatave për gjendjen ekonomike dhe për kriteret politike, nga shteti i Maqedonisë do të kërkohet edhe vendosja e të ashtuquajturës “kulturë mediatike”.

Sipas strategjisë për zgjerim të Bashkimit Evropian për vitin 2013-2014 që do ta kumtojë Fyle, Komisioni i referohet 20-vjetorit të vendosjes së Kritereve të Kopenhagës, duke potencuar se kyçe për zgjerim janë respektimi i së drejtës, demokracia dhe ekonomia, me theks se për Republikën e Maqedonisë është kyçe të depërtojë në negociatat për emrin.

Duke përkujtuar se para 20 viteve vendet nga Ballkani Perëndimor ishin të përfshira në erën e luftës, KE-ja thotë se para dhjetë viteve në Samitin në Selanik u ndau të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor perspektivë të qartë për anëtarësim në BE. Duke e potencuar marrëveshjen historike Beograd-Prishtinë, si dhe hyrjen e Kroacisë në Union, Komisioni për vendin tonë thekson se doli nga kriza politike në të cilën u gjend në fillim të vitit, por shqetësimi mbetet, posaçërisht lidhur me lirinë e të shprehurit dhe mediumeve. “Janë ndërmarrë hapa për përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Më gjerësisht, depërtim në negociatat që po zhvillohen në kuadër të Kombeve të Bashkuara për emrin – tani është me rëndësi vitale”, theksohet në pjesën për vendin tonë.

Sipas Komisionit, procesi inkuadrues sot është më rigoroz dhe më gjithpërfshirës se sa në të kaluarën për shkak të mësimeve të marra nga zgjerimet e mëparshme. “Sundimi i së drejtës tani është në zemër të procesit për zgjerim, ndërsa qasja e re e aprovuar nga Këshilli në dhjetor të vitit 2011 do të thotë se vendet duhet t’i prekin çështjet si reformat në jurisprudencë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin në fazën e hershme të negociatave inkuadruese”, theksohet në raportin që paraprakisht në mënyrë ekskluzive e kumtoi MIA.

Komisioni kërkon përforcim të institucioneve demokratike, respektim të të drejtave themelore të njeriut, marrëdhënie të mira fqinjësore, bashkëpunim rajonal nga përpjekje ripërtëritëse për tejkalimin e kontesteve bilaterale ndërmjet vendeve në procesin për inkuadrim dhe me vendet-anëtare të BE-së.

Vitin e ardhshëm, sipas KE-së, fillon edhe Instrumenti i dytë për ndihmë parainkuadruese i quajtur IPA-2, që do të paraqesë 11,7 miliardë euro për shtatë vitet e ardhshme të kapshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe reformave në disa sfera për vendet-kandidate dhe kandidatet potenciale.

Për sfidat kyçe për vendet nga Ballkani Perëndimor, Komisioni i thekson: sundimin ekonomik dhe konkurrencën, sundimin e së drejtës, funksionimin e isntitucioneve që garantojnë demorkaci, të drejta themelore dhe tejkalim të trashëgimisë nga e kaluara. Me atë rast, shtohet se liberalizimi i vizave për vendet nga Ballkani Perëndimor ka shkaktuar tek të gjitha ato të ndërmarrin hapa reformues lidhur me këtë proces.

Kur bëhet fjalë për konkludimet dhe rekoamandimet për vendet-kandidate dhe kandidatet potenciale për anëtarësim, lidhur me Maqedoninë thuhet se vendi ynë është i pari që nënshkroi Marrëveshje për stabilizim dhe asociim (MSA) me Bashkimin Evropian në vitin 2001, se tetë vite është vend-kandidat, sipas mendimit pozitiv të Komisionit në nëntor të vitit 2005 dhe vendimit të Këshillit të Evropës në dhjetor të vitit të njejtë.

Në këtë dokument, ku janë sublimuar hollësitë nga raporti i përgjithshëm për Maqedoninë që paraqet mbi 50 faqe, theksohet se “njëzet vite pas hyrjes së vendit në Kombet e Bashkuara, zgjidhja e çështjes së emrit duhet të gjendet pa shtyrje të mëtutjeshme”.

Në lidhje me lirinë e shprehjes, potencohet se “progresi i dialogut me mediave është në ngecje pas dëbimit të gazetarëve nga parlamenti, ndërsa edhe krahas zhvillimit të kornizës ligjvënëse, reputacioni i vendit për lirinë e mediave përkeqësohet”. Me këtë rast, gjithashtu është theksuar edhe se “mbyllja e shumë vendeve mediale në vitet e ardhshme, gjithashtu e ka zvogëluar shumëllojshmërinë e qëndrimeve të ndryshme të kapshme për qytetarët”.

“Vendi tani më ka arritur nivel të lartë të harmonizimit në lidhje me atë ku ndodhet në procesin e zbatimit të kornizës ekzistuese ligjore dhe politike, e ngjashme me vendet të cilat tani më janë të ndërlidhura me procesin e negociatave. Në fushën e sundimit të drejtësisë, pavarësia dhe kompetenca e gjykatave duhet të jetë edhe më tej e përmirësuar dhe fokus më i madh të vendoset në cilësinë e drejtësisë deri te qytetarët”, porosisin nga Qeveria joformale e BE-së.

Në lidhje me korrupsionin, për Maqedoninë thuhet se ajo mbetet e shpërndarë në shumë sfera dhe se “vazhdon të jetë problem serioz”. Kështu që, për këtë Komisioni porosit se vendi duhet të demonstrojë ndikim material nga masat ekzistuese antikorruptuese dhe të implementojë masa efektive në luftën kundër krimit të organizuar.

Për lirinë e shprehjes, potencohet shkalla e lartë e polarizimit në mediat, që “për shkak të përshtatshmërisë e vështirëson zhvillimin e raportimit objektiv, bën presion ekonomik ndaj gazetarëve dhe pronarëve të mediave, (përfshirë edhe në rrugën e përdorimit të çuditshëm të reklamimit qeveritar) dhe i mban standardet e këqija profesionale”.

“Dialogu mes Qeverisë dhe përfaqësuesve të mediave duhet të ripërtërihet, të prodhojë rezultate konkrete, ta ndryshojë kulturën mediale, si dhe të vendosë klimë të përforcimit të besimit. Rekomandimet e tjera të OSBE/ODIHR, duhet të implementohen, qëndron në raport.

Në lidhje me strategjinë për integrimin e romëve, KE-ja rekomandon proaktivitet, si dhe se “nevojiten orvatje më të mëdha në luftën kundër jotolerancës, mes të tjerash edhe në ligje me grupet LGBT.

Gjithashtu, Komisioni rekomandon se nevojitet urgjentisht të shqyrtohet Marrëveshja e Ohrit, për atë se është me rëndësi të veçantë për raportet ndëretnike dhe të përbashkëta të kompletohen rekomandimet e saj dhe ato të zbatohen. “Kjo, si dhe vazhdimi i dcentralizimit, janë elementet kyçe të marrëveshjes që do të kontribuojë për stabilitetin e shtetit dhe të popullit në të”, thonë nga Brukseli.

“Vendi, në përgjithësi i mbështet raportet e mira me vendet tjera nga procesi i zgjerimit dhe luan në mënyrë aktive rol në bashkëpunimin rajonal. Qasja konstruktife në marrëdhëniet me fqinjët, anëtare të BE-së, mbetet i rëndësishëm dhe hapat dhe deklaratat që mund të ndikojnë negativisht në raportet e mira ndërfqinjësore mund të evitohen”, rekomandon Eurokomisioni.

Sa i përket kritereve ekonomike, në raport thuhet se Maqedonia ka progres të mirë në disa fusha, se është bërë progres i mëtutjeshëm drejt ekonomisë tregtare funskionuese dhe se shteti duhet të jetë në gjendje të përballet me presionin e konkurrencës dhe forcave tregtare brenda në Union në afat të mesëm, nëse ajo fuqimisht e implementon programin për reforma që të zvogëlohen mungesat e rëndësishme strukturore.

“Aktivitetet ekonomike kanë stagnuar në vitin 2-12, ndërsa rritja ekonomike u ripërtëri në gjysmën e parë të vitit 2013. Por, duhet i marrë parasysh sfidat nga rrethimi i jashtëm, stabiliteti makroekonomik është ruajtur. Papunësia mbetet shumë e lartë, sidomos tek të rinjtë, ndërsa rritja e deficitet dhe e borxhit publik e rrit ndjeshmërinë e shtetit”, porosit Bashkimi Evropian.

Për këtë shkak, nga Komisioni thonë se nevojiten masa për përballje me shkaqet për papunësi të lartë, sidomos me zgjidhjen e aftësisë për punë. “Qëndrueshmëria e financave publike duhet të përforcohet, ndërsa politike fiskale duhet të përshtatet në prioritetet e reformës strukturore dhe të orientohen drejt shpenzimit që do ta rrisë rritjen”, thonë nga Brukseli.

Gjithashtu, në raport potencohet se vendosja e kornizës fiskale në afat të mesëm dhe planifikimi strategjik do të duhet të kontribuojnë në përforcimin e disiplinës fiskale. Se nevojiten përpjekje të mëtutjeshme që në mënyrë efikase të aplikohet menaxhmenti publik financiar që të sigurohet në mënyrë më efikase dhe transparente shfrytëzimi i BE-fondeve dhe fondeve publike.

Që të sigurohen investime më të mëdha private, nevojiten përpjekje të mëtutjeshme për përmirësimin e rrethinës së punës që është goditur negativisht nga korrupsioni, si dhe procedura tepër e gjatë dhe e shtrenjtë e tregut. Sektori joformal mbetet sfidë e rëndësishme, ndërsa vendi ka bashkëpunim të thellë dhe të gjerë me Bashkimin Evropian në të gjitha fushat e legjislativës evropiane edhe atë në shkallë të avancuar të harmonizimit të legjislativës, në nivel strategjik dhe institucional, me fokus në kapacitetet administrative dhe mekanizmat për koordinim brenda administratës shtetërore, që të sigurohet implementim efikas”, potencoi KE-ja.

Me këtë rast, theksohet se Maqedonia ka bërë progres të madh të mëtutjeshëm në përmirësimin e aftësive për ndërmarrje të përgjegjësisë për anëtarësim, se shteti vazhdon t’i plotësojë obligimet e ndërmarra në kuadër të Marrëveshjes së stabilizim-asociimit në sytë e dhjetëvjetorit nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje, ndërsa se në sferën e tregut të brendshëm kemi nivel të mirë të harmonizimit të legjislativës të bërë në fushën e lëvizjes së punës, shërbime postare dhe të drejtës tregtare.

Në fushën e jurisprudencës dhe punëve të brendshme, shteti ka avancuar mirë në përgatitjet për politikën e vizave, kufitjë e jashtëm dhe zonën shengen, si dhe bashkëpunimin policor. Reforma në administratën publike duhet të vazhdojë me implementimin e parimeve të transparencës, meritave dhe angazhimit të barabartë. Hapa të mëtutjeshëm nevojiten sidomos në fushën e politikës rajonale, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, ku duhet të përmirësohet implementimi i projekteve të financuara nga ana e BE-së, si dhe cilësia e ujit, ndotjes industriale dhe kontrollit të risk menaxhmentit”, theksojnë nga Unioni.

Sa i përket politikës sociale të punësimit, në raportin e Komisionit theksohet se nevojiten masa që të arrihet treg inkluziv dhe efikas, si dhe se duhet të përforcohen kontrollet e brendshme financiare në administratën publike.

“Marrë në përgjithësi, vendi ka arritur nivel të harmonizimit me legjislativën evropiane në nivel të mjaftueshëm që të mund të shkojë në fazën e ardhshme nga procesi inkuadrues”, thuhet në fund të raportit që shënon rekomandim të ri të pestin me radhë të Komisionit që Maqedonia t’i fillojë bisedimet për inkuadrim

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *