Home / Lajme / Maqedoni / Komitët sonte sulmuan autobusin me shqiptarë në Shkup

Komitët sonte sulmuan autobusin me shqiptarë në Shkup

Shkup, 13 Tetor – Shkupi vazhdon të mbetet qytet i pasigurtë për të udhëtuar me autobusët urban që i lidhin lagjet e këtij qytetit. Posaçërisht nëse udhëtohet me autobusët që ndërlidhin lagjet shqiptare të kryeqendrës.

Këtë e dëshmon edhe ngjarja e mbrëmjes së sontme kur rreth orës 20:20 nga një grup huliganësh është sulmuar autobusi me numër 2 që çonë për në Saraj. Dëhshmitarët okular rrëfejnë për Almakos se tifozët tani më të njohur “Komiti”, pasi kanë zbritur nga autobusi, tek stacioni afër pompës së benzinës “Makpetroll” në lagjen Porta Vllae, kanë sulmuar me gurë autobusin në të cilin ka pasur një grup të rinjsh shqiptarë të vendosur në katin e dytë të tij.

Nga ky sulm i huliganëve maqedonas nuk ka të lënduar. “Ishte e tmerrshme, ishim të frikuar pa masë nga sulmi i papritur që na erdhi nga “Komitët” pasi ndodhi atëherë kur zbritën nga autobusi. Nuk e dinim as pse gjuajnë as me çka na gjuajnë dhe cila ishte arsyeja që na sulmuan”, – rrëfen për Almakos, E.R. njëri nga të rinjtë që ka qenë prezent në autobus gjatë sulmit.

Për më tepër informata MPB pritet të dalë ditën e nesërme.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *