Home / Lajme / Maqedoni / Kondarko drejt dorëheqjes

Kondarko drejt dorëheqjes

16 tetor-
“Prania e kryetarit të KSHZ në këtë komision është e kotë, në kushte kur të gjitha vendimet po miratohen me mbivotim. Në një atmosferë të tillë, ai nuk mund të ndikojë në përmirësimin e mënyrës së organizimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në të ardhmen, andaj prania e tij në KSHZ është në pikëpyetje”, theksoi Zaev.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Boris Kondarko, nuk përjashton mundësinë e dorëheqjes. Ky opsion tashmë po shqyrtohet edhe nga opozita maqedonase dhe se është paralajmëruar nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për televizionin “24 Vesti”.

“Prania e kryetarit të KSHZ në këtë komision është e kotë, në kushte kur të gjitha vendimet po miratohen me mbivotim. Në një atmosferë të tillë, ai nuk mund të ndikojë në përmirësimin e mënyrës së organizimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në të ardhmen, andaj prania e tij në KSHZ është në pikëpyetje”, theksoi Zaev.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko është i propozuar si kryetar i këtij komisioni nga radhët e opozitës

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *