Home / Lajme / Maqedoni / Kondarko: Nuk akuzova askend për listën zgjedhore

Kondarko: Nuk akuzova askend për listën zgjedhore

8 tetor-“Nuk është e saktë se reagimi im i djeshëm ka qenë i dërguar në emër të KSHZ-së, por e njëjta është dhënë në emrin tim, si kryetar i KSHZ-së që pastaj një pjesë të mediave, duke e përfshirë edhe servisin publik të TVM-së ishte transmetuar në mënyrë korrekte”, qëndron në kumtesën e Kondarkos.

Si kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Boris Kondarko në reagimin e sotëm se në kumtesën e tij të djeshme deri te mediat nuk e ka akuzuar askënd për pengesën e aktiviteteve për listën zgjedhore.

“Nuk është e saktë se reagimi im i djeshëm ka qenë i dërguar në emër të KSHZ-së, por e njëjta është dhënë në emrin tim, si kryetar i KSHZ-së që pastaj një pjesë të mediave, duke e përfshirë edhe servisin publik të TVM-së ishte transmetuar në mënyrë korrekte”, qëndron në kumtesën e Kondarkos.

Ai thotë se nuk ka potencuar se dikush e ka penguar punën ashtu siç thonë një pjesë e kolegëve të tij, por ka potencuar se madje edhe nëse dëshiron nuk do të ishte në mundësi në cilëndo mënyrë ta stagnojë punën, sepse anëtarët e KSHZ-së nga qeverisja kanë shumicë dhe në organin kolektiv ashtu siç është KSHZ-ja mund të inicojnë mbajtjen e seancave, debateve dhe të vendosin me shumicë votash, pavarësisht qëndrimit të kryetarit të KSHZ-së.

“Potencoj se për momentin KSHZ-ja përmes ekspertëve të OSBE-së punon në çështjet lidhur me kontrollin e listës zgjedhore. Më gëzon që në reagimin e kolegëve konfirmohet se grupi punues për kontroll të listës zgjedhore funksionon”, thotë Kondarko.

Ai shton se enti shtetëror për statistikë ende nuk i ka dorëzuar të dhënat e azhurnimit të rregult vjetor të listës zgjedhore prej në korrik të vitit 2013 për çka i njëjti është ende kompetent, sepse KSHZ-ja nuk ka ndërrmarë në tërësi përpunim të të dhënave në listën zgjedhore sipas nenit 194 paragrafi 2 të kodit zgjedhor.

“Kjo u konfirmua edhe në takimin e fundit të grupit punues të mbajtur më datën 19.09.2013 në të cilin edhe pse në mënyrë të rregullt ishin ftuar, nuk morën pjesë përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së”, qëndron në kumtesën e Kondarkos.

Bexheti: Lista Zgjedhore është “materie e gjallë” që shqyrtohet në vazhdimësi

Lista Zgjedhore është “materie e gjallë” e cila në vazhdimësi duhet të shqyrtohet dhe jorastësisht kemi Grup punues në përbërjen e KSHZ-së ku janë deleguar përfaqësues nga të gjitha institucionet kompetente të cilat kanë kompetencë për Listën Zgjedhore, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti pas dorëzimit të dokumnetit për noterin e sapoemëruar për Krushevën.

“Jam i bindur se për Listën Zgjedhore veprohet siç verohej edhe para zgjedhjeve lokale, kur nuk kishte vërejtje më thelbësore. Atëherë të gjithë subjektet relevante në shtet e përshëndetën punën e Grupit punues dhe në fund kishim Listë Zgjedhore të korrigjuar. Kuptohet që edhe tani veprohet ashtu” tha Bexheti.

Në pyetjen e gazetarëve për rastin me gazetarin Kezharovski ministri Bexheti u përgjigj se veçmë është prononcuar për këtë rast.

“Të mos lëshohemi në brendinë e lëndës dhe të mos ndikohet nga asnjë aspekt si edhe për të gjitha lëndët e tjera”, shtoi Bexheti.

Jankullovska: Kondarko të caktojë seancë të KSHZ-së, MPB-ja qëndron në dispozicion

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska sot në Berovë tha se MPB-ja tërësisht i qëndron në dispozicion kryetarit të KSHZ-së, Boris Kondarko, për të gjitha të dhënat e nevojshme rreth Listës Zgjedhore.

Ajo theksoi se Kodi Zgjedhor shumë qartë, saktë dhe pa mëdyshje e definon institucionin i cili është kompetent për mbajtjen e Listës Zgjedhore, e ai është KSHZ i cili është organi i vetëm, nënvizoi, të bëjë ndryshime në Listën Zgjedhore edhe në kuptim të regjistrimit edhe në kuptim të fshirjes si dhe në kuptim të korrigjimit të vetë listës zgjedhore.

Ajo i rekomandoi Kondarkos të fillojnë të sillet më serioz dhe t’i kryejë kompetencat ligjore rreth Listës Zgjedhore. Puna e parë, sipas saj, është që kryetari i KSHZ-së të caktojë takim dhe të fillojë punën.

“Unë i rekomandoj që menjëherë të caktojë seancë të KSHZ-së në të cilën do të konfirmohen procedurat si do të vazhdojnë me pastrimin e Listës Zgjedhore, ndërsa ajo sa i përket institucioneve tjera, unë nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme për MPB mund të them se të gjitha të dhënat me të cilat ne disponojmë i janë vendosur në dispozicion dhe në mënyrë shtesë nëse i nevojitet çfarëdo mbështetje në drejtim të zbatimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm, tërësisht i qëndrojmë në dispozicion me qëllim që aktiviteti i pastrimit të Listës Zgjedhore të përfundojë sa është e mundur më shpejtë dhe të zbatohet në mënyrë në të cilën të gjithë faktorët shoqëror do të kenë besim” theksoi Jankullovska.

Nëse kryetari i KSHZ-së nuk di nga të fillojë, porosit Jankullovska, të fillojnë nga Lista Zgjedhore e fundit të cilën ai e nënshkroi dhe sipas së cilës u mbajtën zgjedhjet lokale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *