Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Gazmend Aliu:

Konferencë për shtyp e deputetit të PDSH-së z.Gazmend Aliu:

7 tetor-“Kjo gënjeshtër e madhe ndjehet, kuptohet dhe shihet nga mosinteresimi total i përfaqësuesve të BDI-së në qeveri dhe parlament, për paratë e taksapaguesve shqiptare, që janë mbi 1 miliard euro, e tani me ketë rebalanc u kthehen vetëm 0,5%”, tha deputeti i PDSH-s Gazmend Aliu.

Rebalanci i Buxhetit është një moment i ri, dhe rast ku shqiptarët kanë mundësi për ta parë pozicionin e BDI-së në Qeveri dhe shtet. BDI si parti e nënshtruar nga VMRO-DPMNE vazhdon në mënyre të paskrupullt të manipuloje dhe mashtrojë shqiptarët.

Kjo gënjeshtër e madhe ndjehet, kuptohet dhe shihet nga mosinteresimi total i përfaqësuesve të BDI-së në qeveri dhe parlament, për paratë e taksapaguesve shqiptare, që janë mbi 1 miliard euro, e tani me ketë rebalanc u kthehen vetëm 0,5%.

Kjo gënjeshtër e madhe ndjehet, kuptohet dhe shihet nga skamja dhe varfëria që i ka kapluar shqiptaret. Ja disa fakte dhe dëshmi se si ndahen mjetet buxhetore:

Muzeu i VMRO-së merr 10.5 milion euro, muzeut të alfabetit në Manastir vetëm 40 mije euro, që do të thotë 30 herë më shumë para merr muzeu i VMRO-së se sa ai i alfabetit në Manastir. Vetëm teatri i vjetër i Shkupit merr 10 herë më shumë para se sa së bashku teatri shqiptar në Shkup e Tetove dhe biblioteka e Tetovës.

Për ujësjellës dhe kanalizime për komunat maqedonase janë ndare mbi 5 milion euro, ndërsa për Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Haraqinën dhe Likovën 0 denarë.

Zonat ekonomike në bunarxhik dhe qytetet maqedonase marrin qindra miliona euro investime shtetërore, kurse për zonën e Tetovës 0 denarë.

Partia Demokratike Shqiptare ka dorëzuar 57 amendamente. Amendamente të cilat garantojnë ndarje të drejtë, proporcionale dhe adekuate për shqiptarët, edhe atë për rruge, ujësjellës, kanalizime, shkolla, objekte shëndetësore, kulturore dhe sportive.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *