Home / Lajme / Maqedoni / Konfirmohet se trupi i pajetë i djegur në Kodrën e Diellit është i Ruhi Bakiut

Konfirmohet se trupi i pajetë i djegur në Kodrën e Diellit është i Ruhi Bakiut

11 tetor-Ndryshe, Ruhi Bakiu, ish profesor në USHT dhe UEJL, dhe ish anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë, herën e fundit në shtëpi kishte qenë ditën e hënë ndërsa trupi i tij i pajetë u gjend në Hotelin Granit pasi I njejti u përfshi nga flakët.

Zbardhet pas katër ditëve enigma rreth emrit të personit i cili u gjend i djegur në hotel Grand në Kodrën e Diellit. Familjar të Ruhi Bakiut, kanë kofirmuar për Tv Kohën se viktima është familjari I tyre ndërsa varrimi do të bëhet në orën 16.00 në varrezat në Reçicë të Vogël.

Pas katër ditësh mister mbi trupin e pa jetë të gjetur të djegur në hotëlin “Granit” në Kodrën e Diellit, sot përfundimisht nga mjekësia ligjore në Shkup, konfirmohet se kufoma e gjetur e djegur në dhomën e hotelit është profesori Ruhi Bakiu.

Familjarë të profesorit Ruhi Bakiut thanë se varrimi do të bëhet pas orës katër, ndërsa kanë refuzuar të japin çfarë do lloj prononcimi lidhur me rastin. Nje person i familjes së Ruhiut, është shprehur shkurt përmes telefonit se dyshimet janë të shumëta, por do presim që hetimi ta jep fjalën e fundit.

Dyshimet më të mëdha nga banorët e vendit të tij të lindjes hidhen mbi faktin se, Ruhi Bakiu ka poseduar edhe një uikend shtëpizë në Kodrën e Diellit dhe nuk ka pasur arsye për tu future dhe qëndruar në hotelin ku edhe është djegur trupi i tij.

Përndryshe, jozyrtarisht ditëve të fundit, flitet me të madhe se i njëjti është mbytur më parë dhe pastaj është future në dhomën e hotelit i cili më pas ka marrë flakët.

Në masë po ashtu dyshohet se I njëjti mundë të jetë I mbytur shkaku se, kohë më parë ka pasur një tentim për atentat që kjo të cilën ai vetë e shpalosi për disa mediume.

Ndryshe, Ruhi Bakiu, ish profesor në USHT dhe UEJL, ka qen I angazhuar edhe si ish anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë, I njëjti herën e fundit ka qenë në shtëpi ditën e hënë nga ku është larguar dhe nuk është kthyer .

Lajm pikëllimi:Familja Bakiu njofton qytetarët, dashamirët, familjarët se sot në orën 16.00 në varrezat në Reçicë të Vogël, do të bëhet varrimi I të ndjerit profesor Ruhi Bakiu I cili humbi jetën tragjikisht para tre ditëve në Kodrën e Diellit.Kortezhi do të niset nga shtëpia e tij në Reçicë të Vogël. Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *