Home / Lajme / Maqedoni / Konstatohet dorëheqja e Kondarkos

Konstatohet dorëheqja e Kondarkos

21 tetor-Njeriu i parë i KSHZ-së të premten deri te Kuvendi parashtroi kërkesë për ndërprerjen e parakohshme të funksionit të tij. Në kumtesë deri te mediat ai informoi se dorëheqjen e parashtron për shkaqe personale. Kondarko ishte anëtar dhe kryetar i KSHZ-së në propozim të LSDM-së opozitare.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski sot para fillimit të punës sipas pikave nga seanca e 47-të e konstatoi dorëheqjen e kryetarit të KSHZ-së, Boris Kondarko.

Njeriu i parë i KSHZ-së të premten deri te Kuvendi parashtroi kërkesë për ndërprerjen e parakohshme të funksionit të tij. Në kumtesë deri te mediat ai informoi se dorëheqjen e parashtron për shkaqe personale. Kondarko ishte anëtar dhe kryetar i KSHZ-së në propozim të LSDM-së opozitare.

U konstatuan edhe dorëheqjet e Toni Deskosit, kryetarit të Komisionit për zgjidhjen e ankesave nga sfera e letrave me vlerë dhe Naser Demirit anëtar i Komisionit për zgjedhjen e ankesave nga fusha e letrave me vlerë.

Kuvendi filloi me shqyrtimin e propozim ligjeve në procedurë të shkurtuar.

Mes tjerash, është konfirmuar nevoja për miratimin e ligjeve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë për marrëdhënie pune në shkallën e dytë. Zëvendësministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratë Marta Tomovska sqaroi se kompetencat për vendosje në shkallën e dytë kundër akteve të miratuara nga ana e inspektorëve trasferohet nga Komisionet, në pajtim me ligjim për mbikëqyrje inspektuese, të Komisionit Shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurën nga marrëdhëniet e punës në shkallën e dytë.

Në rend dite të seancës së sotme janë shumë ratifikime, ligje në lexim të parë dhe të dytë dhe interpretime autentike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *