Home / Lajme / Maqedoni / Kontajnierë të stërmbushur me hedhurina në Tetovë (VIDEO)

Kontajnierë të stërmbushur me hedhurina në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 26 tetor – Në disa lagje të Tetovës, vonohet transporti i mbeturinave nga kontajnierët. Kjo ndodh në lagjet më të frekuentuara të qytetit, ku shihen kontajnier të stërmbushur me mbeturina.

Përderisa qytetarët reagojnë për pamjet e këtilla pranë kontajnierëve, autoritete përgjegjëse për pastrimin e qytetit theksojnë se nuk bëhet fjalë për vonesa por për shkak se e kanë të pamundur qasjen deri tek kontajnierët gjatë ditës. Lagjet të cilët ku më shumë gjatë ditës stërmbushen kontajnierët janë Çarshia e Epërme, tek shkolla e muzikës, pranë tregut të gjelbërt, tek teleferiku etj. Këtë e konfirmon edhe drejtori i Ndërmarrjes i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë Xhelal Ceka.

“Këto pika janë më të frekuentuara nga qytetarët, duke përfshirë vendet tek shkolla e muzikës, teleferiku, Çarshia e Epërme, dhe këta janë pika ku gurmbullimi i mbeturinave bëhet gjatë ditës në sasi të mëdha.Në disa prej këtyre pikave kemi prurje të mbeturinave edhe nga fshatrat .Në këto pika ne intervenojmë cdo herë duke filluar nga ora 12 e natës dhe deri në mëngjes ato pika kalohen.Por të njejtat mbushen deri në orët e mesditës sërish, kurse depërtimi deri tek ato kontajnierë është i pamundur”, thotë drejtori Ceka. AI shprehet se janë marrë masa duke shtuar numrin e kontajnierëve por sërish kjo është e pasuksesshme. “Si zgjidhje për këtë situatë ne kemi shtuar numrin e kontajnierëve në ato pika, mirëpo është e kotë për arsye se kemi hudhje të mbeturinave nga pjesë tjera të qytetit. Futja e kamionëve në ato pika është problem kyç sidomos në rrugën tek Çarshia e Epërme është e pamundur të kalohet me ato kamionë me të cilët ne disponojmë, sepse komunikaiconi është i madh dhe rrugët janë shumë të ngushta që është e pamundur ditën të intervenohet. Problematike është edhe pjesa tek shkolla e muzikës, në të cilën janë të përqëndruar mini kombit dhe taskitë. Edhe pse ne mundohemi që të intervenojmë, por është e pamundur të intervenohet gjatë ditës”, thotë Ceka.

Ndërkohë që mbeturina janë vërejtur edhe në në afërsi të Spitalit Klinik të Tetovës, pas reaprtit kirurgjik. Nga ndërmarrja publike komunale në Tetovë theksojnë se dy herë në javë grumbullohen mbeturinat nga spitali. “Nuk ka pasur vonesa, por bëhet fjalë ëpr mbeturina ndërtimore, nga punimet që zhvillohet në spital. Në Spitalin Klinik të Tetovës, mbeturinat meren dy herë në javë edhe atë, gjatë ditës së hënë dhe gjatë ditës së enjte”, tha Ceka.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *