Home / Lajme / Rajon / Kosova zgjohet në frymë zgjedhore

Kosova zgjohet në frymë zgjedhore

03 Tetor – Qytetarët e Kosovës do të dëgjojnë për 30 ditë me radhë premtime të ndryshme nga kandidatët për kryetarë të komunave dhe ata për Asambletë komunale.

Për të kërkuar votën e qytetarëve për zgjedhjet e 3 nëntorit do të angazhohen edhe krerët e partive politike të cilët do të jenë në krye të fushatave zgjedhore, shkruan “Tribuna”.

Subjektet më të mëdha politike tashmë kanë bërë gati kalendarët e vizitave që do t’i bëjnë nëpër komuna.

Fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht të enjten në orën 00:00 dhe do të zgjasë deri më 1 nëntor në të njëjtën orë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *