Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë (VIDEO)

Kronika e zezë (VIDEO)

Tetovë, 07 Tetor – Një tetovar sulmon patrullën policore dhe pastaj shkel policin, ndërsa në fshatin Kamenjan vidhet ar në vlerë prej 48 mijë euro.

Godet policin me veturë dhe largohet pa u kapur

Të shtunën mbrëma rreth orës 24.00, në rrugën Jane Sandaski, në Tetovë, dy polic kanë hasur një veturë të tipit “Opel Astra” me dritare të errësuar ku ka qëndruar një person nga fshati Poroj. Sipas policisë së Tetovës, personi së shpejti është futur në veturën e tij dhe duke vozitur mbprapsht ka dëmtuar veturën e policisë, kurse me pjesën e parme të veturës ka lënduar njërin polic ndërsa tjetri ka kaluar pa lëndime. Drejtuesi I “Opel Astrës” e ka lëshuar vendin e ngjarjes, ndërsa pak kohë më vonë e njejta është gjetur dhe dërguar në stacionin policor. Policia punon në zbardhjen e rastit dhe kapjen e personit që drejtonte makinën.

Vidhet ar në vlerë prej 48 mijë euro në Kamjan

54 vjeçari N.S nga fshati Kamjan ka denoncuar vjedhje të rëndë në shtëpinë e tij, për të cilën dyshon se është kryer në periudhën mes 10 gushtit dhe 6 tetorit. Vjedhja është kryer në puntorinë e tij për përgatitjen e ëmbëlsirave e cila ka qenë e vendosur në një hapësirë ndihmëse në shtëpi. “Personat e panjohur kanë marrë një arkë me ar të ndryshëm, vlera e të cilin është llogaritur rreth 48 mijë euro. Arin për ta ruajtur tek ata e ka lënë motra e bashkëshortes së tij e cila ka qenë e punësuar në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ari ka qenë ifshehur në furrën për nxemje qendrore dhe kur N.S ka tentuar që të aktivizojë ngrohësen, ka vërejtur se arin nuk e ka dhe vjedhjen e ka denoncuar në polici. Policia ka kryer hetime dhe punon në zbardhjen e rastit, se kush dhe si e ka marrë arin pa u hasur nga askush, sepse policia nuk ka gjetur gjurmë dhe shenja të plaçkitjes me forcë apo dëmtim të puntorisë”, informon policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *