Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë (VIDEO)

Kronika e zezë (VIDEO)

Tetovë, 22 tetor – SULMOHET 33 VJEÇARI L.SH NGA BASHKËFSHATARI, ARRESTOHET NË KODRËN E DIELLIT NJË SHTETAS NGA SHQIPËRIA.

– SULMOHET 33 VJEÇARI L.SH NGA BASHKËFSHATARI

33 vjecari L.SH nga Çegran, ka denoncuar në polici se dje në mesditë përderisa punonte në arrën e tij, ka qenë i sulmuar nga bashkëfshatari XH.I 68 vjeçar. Sipas policis pas një zënke verbale mes tyre, XH.I ka nxjerur thikën dhe ka tentuar ta godas. Duke tentuar që të mbrohet, ai ka marë prerje në gishtat e dorës së majtë, dhe është dashur që të intervenohet nga mjeku dhe pas kësaj ka denoncuar rastin në policin. Nga SPB-ja e Tetovës njoftojnë se më vonë XH.I është kapur dhe është marrë në stacionin policor, dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të ketë edhe padi adekuate.

– ARRESTOHET NË KODRËN E DIELLIT NJË SHTETAS NGA SHQIPËRIA

Mbrëmë rreth orë 19 e 30 është arrestuar shtetasi i Shqipërisë R.B nga Librazhdi, i cli pasdite ishte takuar duke kryer punë në një vikend shtëpizë në Kodrën e Diellit. Nga policia e Tetovës theksojnë se shtetasi i Shqipërisë në gusht të këtij viti ka hyrë në teritorin e Maqedonisë, por nuk e kishte regulluar qëndrimin e tij dhe për këtë shkak Gjykata Themelore në Tetovë ka ndaluar hyrjen e tij në Maqedoni për një vit dhe prej sot ai duhet që ta lëshoj vendin njoftojnë nga policia.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *