Home / Lajme / Rajon / Krujë, dy shpërthime tritoli gjatë natës

Krujë, dy shpërthime tritoli gjatë natës

Krujë, 11 Tetor – Dy shpërthime tritoli kanë tronditur qytetin e Krujës gjatë orëve të natës. Policia lokale bën me dije se njëri prej shpërthimeve ka ndodhur në zyrën e një avokati, shumë pranë gjykatës së Krujës.

Sipas policisë, tritoli që shpërtheu ishte vendosur në zyrën e avokatit Shkëlqim Frangu, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Nuk dihen ende autorët, por një nga pistat e hetimit është ajo për shkak të detyrës.

Shpërthimi tjetër me tritol ka ndodhur në një banesë në fshatin Maze të Krujës. Policia nuk raporton për persona të lënduar, por edhe këtu për dëme të shumta materiale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të të dyja ngjarjeve, rreth motiveve dhe autorëve të tyre.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *