Home / Lajme / Maqedoni / Kujtohet aktorja Miradije Osmani (VIDEO)

Kujtohet aktorja Miradije Osmani (VIDEO)

Tetovë, 18 Tetor – Sot në Tetovë është mbajtur mbledhje komemorative për të përkujtuar aktoren e mirënjohur Miradije Osmani e cila u nda nga jeta më 16 tetor 2013.

Para familjarëve, miqëve dhe të pranishmëve të tjerë folën drejtori i teatrit të Tetovës Valmir Aziri dhe aktori Muzafer Etemi për të ndarë së bashku kujtimet dhe momentet e veçanta për Miradijen, kush ishte ajo dhe çka bëri për teatrin e Tetovës.Drejtori Aziri, u shpreh se se aktorja Miradije Osmani, edhe spe ishte shumë e re megjithatë ajo i dha shumë teatrit të Tetovës.”Fjalët janë të pakta për të folur për aktoren re e cila u nda nga jeta para kohe dhe ne gjithmonë do ta kujtojmë si një aktore të madhe e cila i dha shumë teatrit të Tetovës”, tha Aziri. Ndërkaq, aktori Muzafer Etemi, tha se “lajmi për vdekjen e Miradijes na preku të gjithëve. Mira ashtu siç e thërrisnin të gjithë kishte një ëndërr, objektin e Teatrit të Tetovës dhe këtë ëndërr që ishte amanet i saj do të mundohemi ta realizojmë” u shpreh aktori Etemi.Ndryshe, Miradije Osmani u lind më 28 tetor të vitit 1984 fshatin Senakos. Në teatrin e Tetovës filloi me punë në vitin 2007 dhe ka luajtur shumë role nëpër shfaqje të ndryshme Ajo gjithashtu ka përfaqësuar teatrin e Tetovës nëpër shumë festival. Pas një sëmundje të kancerit në mitër ajo ndërroi jetë më 16 tetor të këtij viti duke lënë pas vetes vajzën 15 muajshe Elinën.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *