Home / Lajme / Maqedoni / Kushtetuta – Orhan Ibrahimi

Kushtetuta – Orhan Ibrahimi

Ditëve të fundit,ndëgjuam cilsime të ndryshme rreth iniciativës për ndryshime në kushtetutë. Shumë çka u tha, ajo që më bëri përshtypje ishte kualifikimi se po hapet kutia e pandorës. Kjo thënie na tregon se këtu ka ende shumë paragjykime, frigë dhe rrezistencë ndaj realitetit. Padyshim se kjo iniciative ngjalli kurreshtje dhe një interesim të jashtëzakonshëm.

Kjo në një mënyre e ka anën pozitive,sepse kerkesa për ndryshime kushtetuese nuk janë tabu, se duhet të mirren parasyshë kërkesat dhe vullneti i qytetarëve,subjekteve politike, nje komuniteti apo përcaktimet dhe aspiratat e një etniteti.

PDSH është për ndryshime kushtetuese edhe atë për ndryshime rrënjësore, ndryshime që do të sjellnin perspektivë dhe prosperitet qytetarëve. Ndryshime që do të rregullonin qasjen e shtetit ndaj shqiptarëve. Ndryshime konceptuale kushtetuese që do të ndryshonin mentalitetin e ndërtuar dhe kultivuara gati për tetë dekada .

PDSH ka konstatuar se shteti gjendet në krizë, jo përshkak se kushtetuta ,nuk e ka precizuar institucionin familje dhe martesën.Tek ne ,nuk është kjo brengë ,sepse edhe po te mos jet i rregulluar fare me kushtetute ky segment, familja shqiptare e ka të rregulluar me kod gjenetik.Ajo e ka kultivuar martesën ndër shekuj si institucion të shenjtë.Këtë e ka ndihmuar shumë, pa diskutim edhe feja. Brenga e jonë është se familja shqiptare po goditet duke e lënë atë ,në margjina nga qeveria, institucionet,shteti dhe kushtetuta e këtij vendi. Ajo,familja shqiptare vazhdon të goditet me plane dhe elaborate të njëjtë si ata të Cvijiqit,Andriqit Cubrilovicit dhe të tjerëve.Duke përdore dhunën,represaljet pa preteks,denimet drakonike të montuarë ,si dhe vrasje dhe likuidime.Kurse tani përdoren edhe metoda të reja moderne , nga ajo duke u përzier thellë në organizimet politike të shqiptarëve, nga segmente të caktuara shtetërore ,e deri te plackitja e drejtëpërdejtë djerses,mundit dhe parave të tyre. E kjo ndodhë me qëllimin e vetëm që familja shqiptare duke mos pasur perspektivë dhe shpresë për jetë më të mirë të lëshoje vendbanimet e tyre shekullore.

E pra,krizat,jostabiliteti ekonomik dhe etnik,stagnimet integruese,bllokadat nuk do mend se jan si pasoja konceptuale dhe kushtetuese.

Mos e harroni faktin se bëhet fjalë për një popull,të cilin, pa e shëndrruar atë në shifra apo përqindje ,ka kapacitetet dhe resurse shumë të mëdha që kontribuojnë në ndërtimin e shtetit. Fatkeqësisht në të kaluarën dhe tani ky fakt nuk është marrë parasysh. Si rrjedhojë ,shqiptarët fare nuk janë pyetur dhe nuk kan marrë pjesë në hartime, përpilime dhe aprovime të kushtetutave. Të kujtojmë mëvetësimin e maqedonisë. Në emër të pavarsisë dhe demokracisë u aprovua në atë kohë kushtetuta e re maqedonisë ,ku shqiptarëve ja suspenduan edhe ato pak të drejta të trashiguara nga kushtetuta e vitit 1974. Subjekti politik maqedonas dhe institucionet e shtetit asnjëher nuk e analizuan tërsinë e procesit historik, ata në mënyrë arrogante i përjashtuan shqiptarët. Si pasojë, që nuk ishin pyetur, konsultuar dhe nuk ishin përfillur përcaktimet dhe vullneti i tyre për këto akte madhore ,ata nuk morrën pjesë në referendum dhe deputetët shqiptarë nuk e kishin votuar kushtetutën.

Qëndrimet dhe kërkesat e shqiptarëve u konsuluduan me daljen në skenë të PDSH. Me siguri e mbani mend konstatimin e PDSH se burim krize dhe jostabilitet shkakton kushtetuta. Ju kujtohen deklarata dhe kërkesa për një marveshje historike mes shqiptarëve dhe maqedonasëve. Këto ishin deklarime përmbajtësore dhe esenciale të brëngës së madhe të shqiptarëve të Maqedonisë.

Kushtetuta e Maqedonisë pësoj ndryshime në vitin 2001 si pasojë e konfliktit dhe Marvëshjes së Ohrit. Kjo marrëveshje e përpiluar, negocuar dhe instaluar në kushtetutë nga PDSH, i mbet në dorë që ta zbatoje dhe implementoje një tjetër subjekt politik që u instalua në skenën politike me atributin si çlirimtarë. Kurse tani kan përfunduar si kolaboracionist dhe qyqarë. Këto thënie nuk jan nga inati, smira apo xhelozia.

Ata, pra BDI në fillim u menduan si pasuri kombëtare dhe shiheshin si forcë e cila do ti realizojë interesat e shqiptarëve të ngërthyera në Marveshjen e Ohrit. Për atë ndoshta u votuan me vitin 2002 më plebishtit nga shqiptarët. Që ateher dhe këndej ky formacion politk i ka bëre desant dhe atak të paparë interesave kombëtare. Ata në emër të legjimitetit(legjitimitet i kontestuara, përshkak manipulimit të proceseve zgjedhore dhe votës jo shqiptare), e goditen rëndë MO duke e shkatrruar, devalvuar dhe devijuar atë në përmbajtje dhe kohë. Dihet botërisht se ajo marrveshje do te duhej të implementohej deri me vitin 2004. Ndërsa jane bëre modifkime në pjesët kryesore të MO. Në përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe, në konceptin e decentralizimit, në ligjin për ndarje teritoriale, në përfaqsimin adekuat të shqiptarëve në sistem. Nuk funksionon ashtu si duhet mekanizmi i koncensusit së bashku me komitetin për mardhënie ndëretnike, që ishte menduar si institucion i vetos etnike.

Shembull tipik i mosfunksionimit të komitetit per mardhënie ndëretnike është mosmbajtja asnjë mbledhje për të debatuar për ligje të rëndësisë së vecant për shqiptarët ,duke përfshirë edhe këtë iniciative për ndryshime kushtetuese .Edhe cka duhët të ndodhë për të kuptuar se në esencë e keni bastarduar MO.

Nëse kësaj, ja bashkangjesim edhe plackitjet dhe vjedhjet që ja bëjnë shqiptarëve,shkatërrimin e vlerave kombëtare,bllokadat ekonomike dhe ndërkufitare,dhuna dhe represaljet institucionale,vrasjet dhe likuidimet, si dhe egzodusin e sponzoruar nga shteteti,na del si shumë e sakte ajo thënia se Bdi është parti kolaborocioniste,që ka shitur interesat e shqiptarëve.

BDI përmes deputetëve dhe nënkryetares së parlamentit z.Suzana Saliu e deklaroi qëndrimin zyrtarë rreth kësaj cështje.Ajo i tha shqiptarëve se është kundër ndryshimeve kushtetuese.Sepse sipas asaj në rast së bëhen ndryshime,ato duhen të bëhen në pjesë të ndryshme të kushtetutës.Ku do të rregullohej pozita e shqiptarëve në shtet.

Ajo i harrojë gjithë qëndrimet,deklaratat,prononcimet e BDI prej te Ali Ameti e deri te zyrtari me i ulët , të cilët me qindra dhe mijra herë i kemi ndëgjuar dhe lexuar, se interesat e shqiptarëve jan përbyllur me implementimin e MO. Zonja nënkryetare papritmas në diskutimin e saj ,në korpusin e kërkesave kishte nënvizuar bukfalisht të gjitha pikat më të rëndësishme të platformës së PDSH.

Si është e mundur, pse atëherë nuk po ndërhyni, çka keni pritur deri tani,pse nuk po i bënë ndryshimet e duhura kushtetuese. Po e harroni faktin se jeni parti qe i takoni shumicës parlamentare dhe jeni për dhjet vite parti që qeveris me shtetin.

Kjo është e patolerushme, kjo lojë, kjo hipokrizi, ky instalim i gënjeshtrës si vlerë, nuk i flen shqiptarëve,nuk e di në cka jeni shëndrruar, dihet se gënjeshtrën si vyrtit e kultivon populli sërb,dhe krenohet me të, këte amoralitet që po zbaton BDI është duke i lëne pasoja të rënda shqiptarëve.

Mendoj se pikërisht tani, në këto rrethana kur Maqedonia përballet me shumë probleme dhe është para sfidave të mëdha duhet të ndodhë marrëveshje historike mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Subjekti politik maqedon duhet të ndalë urgjentisht investimin që bën tek subjektet parapolitike shqiptare. Ato duhet të shkarkohen nga paragjykimet e trashiguara, duke na shikuar dhe trajtuar si element i huaj. Duhet ta kuptoni se nuk ka gjasa që shqiptarët të avullohen nga këto vendbanime, këtë e kane dëshiruar shumë pushtete dhe politika, ndërsa procesi i asimilimit në këto kohra as që munde të imagjinohet.

Kurse shqiptarët është sigurtë se nuk do te heqin dorë nga kërkesat për barazi në këtë shoqeri.Andaj sa më shpejtë të kuptohen këto realitete shumë më mirë për vetë maqedonasit dhe ardhmërinë e këtij shteti. Ne fakt platformën që ka PDSH është për një Maqedoni moderne Evropiane. Ajo ndërton nje sistem të barazis së plotë në këtë shtet, në vete ngërthen këto përkufizime :

-Barazinë e plotë dhe peëfaqsimin e drejtë të shqiptarëve në sistem,si në shfrytzimin e begative të sistemit,ashtu në vendimarrje.Kjo fushe do të kontrollohet me parimin e konsensusit të plotë.Këtu bëne pjesë edhe ndarja proporcionale e buxhetit.Nëse kjo ndarje nuk do të ishte e barabartë,të drejtat e ofruara,do të shëndrrohen në oferta të parealizushme.

-Zyrtarizimi i gjuhës shqipe -Përfaqsim i drejtë dhe adekuat. -Decentralizim i njëmendte . -Ndarje e re teritoriale që merr parasysh aspektin etnik, kulturor, ekonomik dhe infrastukturorë. -Marreveshje që njëri nga tri postet kryesore të shtetit(presidenti,kryeministri ose kryetari i parlamentit) ti takoje përfaqsuesit shqiptarë. -Ligj i ri për funksionimin konsensual të qeverisë. – Deetnizimin e simboleve të shtetit,të himnit,të stemës dhe të simboleve të tjera shtetërore. -Themelimin e institucioneve në funksion të zhvillimit të vlerave kulturore shqiptare. -Rrespektimin e përpiktë të konceptit sekular të shtetit. -Përcaktimi strategjik dhe pa ekuivokë për integrim në Nato dhe BE.

Këto kërkesa të shqiptarëve vetëm e stabilizojnë vendin,qytetarët shqiptarë do të shëndrohen në qytetarë lojal të këtijë shteti,do të krijohet një zë unik për perspektivë dhe integrim në institucionet eoroatlantike. Këto janë kërkesa shumë legjitime që marrin parasyshë realitetet e reja ne rajon.

Shqiptarët do ti gëzojnë këto të drejta sepse ata janë realitet historik, ekonomik, kulturor dhe politik i ketij vendi. Këto kërkesa shqiptarët do ti marrin patjetër sot apo nesër.

(Autori është deputet i PDSH-së. Ky tekst është fjalim i mbajtur në Kuvendin e Maqedonisë gjatë debatit për ndryshimet kushtetuese)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *