Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi do të publikojë shpallje për zgjedhje të kryetarit të KSHZ-së

Kuvendi do të publikojë shpallje për zgjedhje të kryetarit të KSHZ-së

30 tetor-Deputetët do të debatojnë për ndryshimet e Ligjit për organizma të modifikuara gjenetike, Ligjin për mbrojtjen e natyrës, Ligjin për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe bateri jashtë përdorimit, Ligjin për mbrojtje nga zhurma në mjedis jetësor dhe Ligjin për cilësi të ajrit ambiental.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 75-të, në rend dite të së cilës është propozim-vendimi për publikim të shpalljes për zgjedhje të kryetarit të Komisionit shtetëror zgjedhor.

Shpallja do të zgjatë tetë ditë, ndërsa kryetari i ri i KSHZ-së pritet të bëhet i ditur zyrtarisht pas ndryshimeve të afateve. Propozimi për njeriun e parë të trupit më të lartë zgjedhor, megjithatë duhet të vijë nga partia më e madhe opozitare, respektivisht nga LSDM-ja. Nga atje thonë se konsultimet janë në vijim, ndërsa mediat tani më theksojnë në ekspertë të caktuar dhe juristë, të cilat mund të vijnë në këtë funksion.

Në rend dite të seancës së sotme të 75-të, mes të tjerash janë edhe pesëdhjetë ligje në lexim të parë, mes të cilave edhe Propozimi shtesë për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.

Deputetët do të debatojnë për ndryshimet e Ligjit për organizma të modifikuara gjenetike, Ligjin për mbrojtjen e natyrës, Ligjin për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe bateri jashtë përdorimit, Ligjin për mbrojtje nga zhurma në mjedis jetësor dhe Ligjin për cilësi të ajrit ambiental.

Në lexim të parë në këtë seancë janë vendosur edhe ndryshimet e Ligjit për veprimtari turistike, Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, dhe Ligjit për veprimtari turistike.

Nga sfera e shëndetësisë, deputetët do të debatojnë për ndryshimet e Ligjit për fertilizim të ndihmuar biomjekësor, Ligjin për siguri në furnizimin me gjak, Ligjin për ndërprerjen e shtatzanisë etj.

Në seancë gjithashtu janë edhe ndryshimet e vendimeve ligjore nga siguria dhe mbrojtja si ndryshimet e Ligjit për veprimtari detektive, Ligjin për sigurim privat dhe Ligjin për armë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *