Home / Lajme / Maqedoni / Lëndohen dy punëtorë në Jugohrom

Lëndohen dy punëtorë në Jugohrom

30 tetor-Ekspertizë në vendin e aksidentit kanë kryer policia, gjykatësi hetues dhe prokurori publik, vendi është fotodokumentuar dhe janë marrë gjurmë të gjakut për ekspertizë, sqaroi Josifovski.

Dy punëtorë në kompaninë “Jugohrom Feroialojs” nga Jegunovca dje kanë marrë lëndime të rënda në kokë dhe në trup pasi që kanë kryer punime në fabrikë, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Ata menjëherë janë transportuar në spitalin klinik të Tetovës ku si raste urgjente janë dërguar në klinikën në Shkup.

Punëtorët V.Z (49) nga Kopanca dhe Z.T (48) nga Jançishta janë llënduar pasi punonin në një vinç në repartin tre mbi furrë. Ende janë të panjohura rrethanat.

Ekspertizë në vendin e aksidentit kanë kryer policia, gjykatësi hetues dhe prokurori publik, vendi është fotodokumentuar dhe janë marrë gjurmë të gjakut për ekspertizë, sqaroi Josifovski.

Sipas informacioneve të tij, sivjet në Tetovë, pa incidentin e djeshëm, kanë ndodhur 7 aksidente gjatë punës, ku një punëtor humbi jetën si pasojë e rënies derisa kryente punë ndërtimi në një objekt në Tetovë para tre muaj e gjysmë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *