Home / Lajme / Maqedoni / Libertas reagon për rastin e Ruhi Bakiut (VIDEO)

Libertas reagon për rastin e Ruhi Bakiut (VIDEO)

Tetovë, 23 tetor – Shoqata Illiricum Libertas me seli në Tetovë thotë se me vëmendje ka ndjekur deklarimet e fundit zyrtare në lidhje me rastin e profesorit të ndjerë, Ruhi Bakiu.

Duke marrë për bazë dyshimet dhe deklaratat e mëhershme të vetë profesor Bakiut, sipas kësaj Organizte, opinioni publik përgjithësisht nuk është i bindur dhe ka dyshimet e veta në supozimet dhe deklaratat e fundit të organeve të sigurisë për ngjarjen në fjalë.

“Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një rast shumë të çuditshëm të një figure me peshë kombëtare, kërkojmë nga organet kompetente që të zbardhin sa më shpejt që është e mundur dhe deri në fund, shkaqet dhe arsyet që çuan në vdekjen tragjike të profesorit të nderuar, Ruhi Bakiut.

Këtë e themi duke u bazuar në përvojën e hidhur të shqiptarëve me organet shtetërore si në të kaluarën e largët ashtu edhe viteve të fundit. Çdo vonesë në këtë drejtim jep shkas për interpretime të ndryshme, minon besimin e qytetarëve tek organet e rendit dhe drejtësisë si dhe nuk kontribuon në përmirësimin e klimës së marrëdhënieve ndëretnike në vend”, thuhet në reagimin e Illiricum Libertas.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *