Home / Lajme / Maqedoni / Lidhja sportive shkollore filloi aktivitetet në atletikë (VIDEO)

Lidhja sportive shkollore filloi aktivitetet në atletikë (VIDEO)

Tetovë, 22 tetor – Lidhja sportive shkollore sot ka organizuar gara në atletik ku kanë marrë pjesë të gjithë shkollat fillore dhe të mesme.

Gara është realizuar në stadiumin e vjetër të qytetit ku nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore kanë vrapuar të ndarë në bazë të gjinisë dhe moshës.

Nënkryetar i lidhjes sportive shkollore Shpëtim Kuçi tha se kjo garë është duke u realizuar në bazë të programës së lidhjes sportive për vitin 2013-2014 ku në të ardhmen do të ketë edhe gara në shumë sporte të tjera.

I pyetur se si janë rezultatet e malësisë së Tetovës dhe nxënësve të qytetit duke pasur parasysh se në shkollat e malësisë së Tetovës nuk ka kushte të mjaftueshme për zhvillimin e sporteve të ndryshe, Shpëtim Kuçi tha se ato janë të dallueshëm në disa sporte, por jo në të gjitha.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *