Home / Sport / Liga e Dytë: Zajasi pret Vrapçishtin

Liga e Dytë: Zajasi pret Vrapçishtin

Java e 9 do të sjell përballje interesante në Kërçovë dhe Tetovë. Në Kërçovë do të zhvillohet derbi i futbollit shqiptarë, pasi takohen Zajazi dhe Vrapçishti.

Vendasit janë në një pozitë të palakmueshme, duke ditur se kanë arkëtuar vetëm 7 pikë duke shënuar 2 fitore, një barazim dhe 5 disfata. Disfata e fundit 2-0 kundër Tiverisë vetëm ka shtuar nxitjet tek skuadra kërçovare, e cila do të jetë gati për të dhënë maksimumin kundër skuadrës së Vrapçishtit, e cila është një befasi e këndshme në këtë sezon. Skuadra nga Tetova, javën e kaluar mundi Borecin me rezultat 2-1 dhe tani me 16 pikë është në pozitë e tretë dhe vetëm 2 pikë e ndajnë nga lideri aktual, Sileksit e cila renditet me 18 pikë. Një tjetër sfidë e madhe do të duhet të jetë ajo në Tetovë, ku Teteksi do të përballet me Rufea M. Vendasit janë favorit dhe më afër 3 pikëve, pasi disfata kundër Sileksit në Kratovë ishte vetëm e dyta në këtë sezon. Në anën tjetër Rufea arriti vetëm të barazojë 1-1 kundër Lokomotivës, e cila është një ndër skuadrat më të dobëta në Ligën e Dytë. Ndërkohë, skuadra e Shkupit, këtë javë do të jetë përball skuadrës së Maxhari Solidarnostit, një tjetër befasi në Ligën e Dytë. Disfatat nga Novaci (3-2), Vrapçishtit (1-2) dhe Tiverisë (0-1) janë dështimet e skuadrës shkupjane, e cila tani me 9 pikë është në vendin e 11. KF Shkupi nuk ka obcion tjetër veçse të kërkojë fitoren përball skuadrës së fortë të Maxharit, e cila në javën e fundit u ndal (befasisht) nga skuadra e Pobedës me barazim pa gola (0-0). Skuadra e Maxharit ka vetëm 2 disfata deri më tani, ndërsa ka shënuar edhe 5 fitore, që do ishin një sinjal i qartë se Shkupi nuk do të ketë një detyrë të lehtë në stadiumin e çairit gjatë ditës së shtunë. Skuadra e Dritës pritet të shënojë fitore të sigurt përball Tiverisë e cila ishte e kobshme për skuadrat e Skkupit dhe Zajazit. Nëse arrin që të përsëris lojën e fundit, kur shënuan fitore si mysafirë ndaj 11 Oktomvrit, atëherë fitorja dhe 3 pikët janë të garantuara për ekipin nga Bogovina. Në përballjet e tjera, lideri aktual Sileksi do të jetë mysafirë i Pobeda Juniorit, ndërsa Novaci do të udhëtojë në Veles, që të takohet me skuadrën e Borecit. Në stadiumin në “Autokomandë” skuadra e Skopjes do të përballet me 11 Oktomvrin, ndërsa Miravci do të jetë mysafirë i Lokomotivës në Shkup.

Ndeshjet e javës së nëntë
Teteksi – Rufea M
Pobeda J. – Sileks
Shkupi – Maxhari S.
Boreci – Novaci
Zajazi – Vrapçishti
Drita – Tiveria
Skopje – 11 Oktomvri
Lokomotiva – Miravci

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *