Home / Sport / Liga e Europës

Liga e Europës

Fiorentina arriti një sukses tepër të rëndësishëm 2-1 në fushën e Dnipros në Ukrainë, falë golave të Rodrigezit me penallti dhe Ambrozinit në fund. Zheleznov barazoi përkohësisht.

Spanjollët, italianët, gjermanët dhe anglezët ishin fitimtarë në ndeshjet e dyta në grupe në Europa League.
Fiorentina arriti një sukses tepër të rëndësishëm 2-1 në fushën e Dnipros në Ukrainë, falë golave të Rodrigezit me penallti dhe Ambrozinit në fund. Zheleznov barazoi përkohësisht.
Sevilja fitoi 2-0 derbin gjermano-spanjoll ndaj Frajburgut. Golat u realizuan nga Peroti me penallti dhe nga Baka, në një kundërsulm.
Skuadra tjetër spanjolle, Valencia, fitoi në Rusi në fushën e Kubanjit po 2-0. Rrjetat u tundën nga Alkaer dhe Feghuli. Betisi barazoi, ndërkaq, 1-1 në Kroaci me Rijekën.
Ajntraht i Frankfurtit bëri çfarë deshi në Qipro me APOEL-in e Nikozisë.
Skuadra gjermane fitoi 3-0 dhe golat u shënuan nga Aleksandru, me autogol, Lakiç dhe Jung. Qipriotët janë shumë larg formës që patën disa vjet më parë kur arritën në çerekfinale të Championsit.
Mirë anglezët. Suonsi fitoi 1-0 ndaj Sent Galenit, por vetëm pasi zviceranët humbën penallti me Karanoviçin. Rutlexh shënoi golin e fitores. Uigani mundi 3-1 Mariborin në ndeshjen tjetër në ishull.
Totenhemi, nga ana e tij, fitoi 2-0 në fushën e Anzhit të kampionatit rus.
Papritmas Bordo pësoi humbje. Skuadra franceze u mund në fushën e vet 1-2 nga Makabi izraelit.
PSV Ajndhoven ia doli të merrte 3 pikët në Ukrainë përballë Çornomorecit të Odesës, për të cilën Elis Bakaj luajti si titullar për 56 minuta.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *