Home / Sport / Liria “nokautohet” nga Levski në Sofje

Liria “nokautohet” nga Levski në Sofje

Liria, pas disfatë së ngushtë nga Ballkani në Botevgrad (72-74), të enjten pësuan disfatë edhe nga skuadra e Levskit në Sofje me rezultat 85-72.

Basketbollistët e Lirisë nga Shkupi pësuan disfatën e dytë në ndeshjet kontrolluese, të cilat janë duke i zhvilluar në Bullgari. Liria, pas disfatë së ngushtë nga Ballkani në Botevgrad (72-74), të enjten pësuan disfatë edhe nga skuadra e Levskit në Sofje me rezultat 85-72. Arsyetimi për humbjen e thellë mund të jetë edhe çereku i parë, të cilën Liria mjaft dobët e zhvilloi dhe e humbi me rezultat bindës 16-26. Skuadra bullgare e ruajti këtë epërsi deri në fund të pjesës së parë, të cilën e mbylli me rezultat 47-36. Në çerekun e tretë, Liria ishte më e mirë duke e fituar me rezultat 18-17, ndërsa e humbi atë të fundit me 21-18. Në përgjithësi, rezultati nuk korrespondon me atë që u tregua në terren, pasi basketbollistët e Lirisë ishin vazhdimisht afër barazimit të rezultatit, ndërsa mungesë e freskisë në lojë u tregua vendosëse. Të gjithë basketbollistët shfrytëzuan rastin që të tregojnë aftësitë e tyre, ndërsa kësaj radhe në lojë u paraqitën edhe Ardit Mehmeti dhe Jetmir Zeqiri. Ky i fundit këtë sezon vjen te Liria si përforcim nga NBA Çair. Që të dy basketbollistët e rinj janë pjesë e ekipit U-20, ndërsa do të jenë pjesë përbërëse ekipit senior. Ndërkohë, Trajkovski me 23 pikë ishte më efikas tek Liria, i ndihmuar nga Gjurishiq me 17 dhe Nared me 10 pikë. Përballja e fundit në turneun e Lirisë në Bullgari do të jetë në Samokov, ku mbrëmë u takuan me skuadrën e Rilski Sportist.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *