Home / Lajme / Maqedoni / Literatura për fëmijë dominon në Panairin e Tetovës (VIDEO)

Literatura për fëmijë dominon në Panairin e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 23 tetor – Libra për fëmijë, romane me tematikë sociale dhe filizofike dhe ato me përmbajtje fetare, janë librat të cilët më shumë hasen në Panairin e Librit Shqip Tetova 2013.

Në shumë tenda të shtëpive botuese dominon literatura për fëmijë, por nuk mungojnë edhe librat për të rritur. “Jemi të kënaqur me vizitorët në këtë panair. Përfaqësoj librat e autorit për fëmijë Shkëlzen Zalli. Presim që të kemi akoma më shumë vizitorë. Po fëmijët dhe prindërit janë shumë të interesuar për librat me tematikë për fëmijë. Këtë vit kemi libra për parashkollë dhe tetëvjeçarët dhe poashtu kemi edhe autorë që kanë marrë çmime, thotë Vjollca Zalli.Gati se çdo vit në Panairin e Tetovës, e rregullt është edhe shtëpia botuese Çamëria. Përfaqësuesi I kësaj shtëpie botuese Arben Kondo, shprehet se rinia tashmë I kthehet librit dhe në këtë drejtim hapja e dy universiteteve në Tetovë ka dhënë edhe frutet veta. “Ky është një panair pak më ndryshme.Ka një lëvzije më të madhe dhe një ndjeshmëri ndaj librit shqip në mënyrë të veçantë ndaj librave me tematikë nga Çamëria. Rinia ka interes ndaj librave dhe në këtë drejtim hapja e dy universiteteve në Tetovë ka dhënë frutet e veta, pasi që rinia largohet nga interneti dhe I kthehet librit”, thotë Kondo.Megjithatë krahas literaturës për fëmijë nuk mungojnë edhe librat për të rritur, por gjithnjë interesim shfaqin edhe gjinia femërore për të lexuar librat që kanë të bëjnë me jetën e tyre. “Kemi shumë tituj të rinj siç janë “Monarkia”, “Teoritë e Demokracisë”, “Morfologjia e gjuhës shqipe”, kemi edhe libra për fëmijë.Kemi edhe një roman interesant “Vepro si grua, mendo si burrë” që gërsheton problemet e përditshme të jetës së njerëzve dhe grave në Amerikë dhe është libri më i tërhequr në stendën tonë sidomos pëleqehet nga gjinia femërore.Kemi edhe libra edukues, këshillues, humoristik për fëmijë etj”, thotë Astrit Bega, nga shtëpia botuese Botart. Librat me tema sociale dhe filozofike gjenden edhe në këtë paniri. Violeta Almuça, nga shtëpia botuese Pegi, shprehet se në këtë panair vjen me 40 tituj të rinj. “Prezantohemi me 40 tituj të ri nga fushat sociale dhe filozofik të cilët kanë tërhhequr vëmendjen e lexuesve. Shpresoj se tetovarët do të vijnë të marrin librat dhe duke se tetovarët po i rikthehen librit pas një pauze të gjatë kohore”, tha ajo.Nga shtëpia botuese Albas, thonë se në këtë panair kanë sjell literaturë për fëmijë dhe për të rritur, kurse nënvizojnë se interesimi është më i madh se viteve të kaluara.Ndryshe, në panairin e librit në Tetovë, marrin pjesë 24 shtëpi botuese, nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Çamëria.Këtë vit është edicioni I 12 I panairit që mbahet në Tetovë, ndërsa i njejti do të zgjasë deri më 25 tetor, dhe mbahet në qendrën për kulturë në Tetovë.Në kuadër të panairit të Tetovës, është promovuar vepra e shkrimtarit Ndiçim Kulla kushtuar shkrimtarit të madh shqiptarë Ismail Kadares të titulluar “Yll i Shkrimtarëve”. Sipas autorit arsyeja për të shkruar këtë libër ishte për shkak të kontributit të Ismail Kadaresë që ka dhënë për letërsinë jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jasht në nivel ndërkombëtar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *