Home / Sport / Liverpooli e ka seriozisht

Liverpooli e ka seriozisht

Liverpooli ka regjistruar edhe fitoren e pestë sezonale në Ligën Premier duke mposhtur Crystal Palace në Anfield me rezultat 3-1.

Luis Suarez u tregua mjaft i gjindshëm përpara portës për të kaluar Redsat në epërsi (14’).

Shumë shpejtë Daniel Sturridge me një gol të bukur e dyfishoi avantazhin (17’).

Rastet vazhduan deri në momentin kur Sterling fitoi një penalti, ndërsa kapiteni Steven Gerrard e konvertoi në gol (38’) duke i dhënë fund dilemës për fituesin që në pjesën e parë.

‘Të Kuqtë’ ishin mjaft aktivë edhe në pjesën e dytë, mirëpo e lejuan Dwight Gayle që ta shënonte golin e nderit për mysafirët (77’).

Në disa raste gjatë ndeshjes shtylla ishte pjesë e mbrojtjes së Crystal Palace.

Liverpooli ngjitet në krye të tabelës me një pikë më shumë se Arsenali që të dielën luan si mysafir i WBA.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *