Home / Sport / Lojtarët e Maqedonisë fyhen mes vete, Ibraimi ka kërkuar të mos të luaj!

Lojtarët e Maqedonisë fyhen mes vete, Ibraimi ka kërkuar të mos të luaj!

Përfaqësusja e Maqedonisë në futboll është demoluar në Jagodina të Serbisë me rezultat 5-1 në ndeshjen e fundit eliminatore për Botërorin 2014 në Brazil.

Mediet maqedonase kanë shkruar se lojtarët nuk i kanë ngjarë një kombëtare profesionale, por si një grup turistësh që kishin shkuar ta vizitojnë qytetin e Jagodinës.

Mirëpo, pas përfundimit të pjesës së parë prej 3-0, ka ndodhur një dramë në zhveshtoren e lojtarëve të Maqedonisë. Sic merr vesh portali Ekipa.mk në teshatore kanë pasuar fyerje, bërtima, akuza e të tjera. Pra, Maqedonia dhe gjithcka e mundur! Pas kësaj Agim Ibraimi ka hequr fanellën dhe nuk ka dashur të luaj. Ka kërkuar të zëvendësohet dhe selektori Zoran Stratev në pjesën e dytë ka inkuadruar në lojë Aleksandar Trajkovskin.

Selektori Stratev në konferencë për media ka thënë se “disa lojtarë nuk kanë dashur as të luajnë, kur e kanë parë rezultatin negative dhe kërkonin të largohen nga tereni”.

Pra, këto janë ende informacione jo të konfirmuara, ndërsa në ditët në vijim do të mësohet se çfarë ka ndodhur në Jagodinë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *