Home / Sport / Londra nis “luftën” për Karim Benzemanë

Londra nis “luftën” për Karim Benzemanë

Golat e munguar e kanë shtyrë Ançelotin të tërhiqet nga pozicioni i tij. Tashmë Karim Benzema nuk është më i pashitshëm. Fakti që sulmuesi ka humbur terren përballë një sulmuesi të ri dhe pa eksperiencë si Morata, do ta shtyjë Benzemanë të kërkojë një tjetër ekip. Gati për ta blerë janë dy prej skuadrave më të mira të Londrës. Flasim për Çelsin e Murinjos dhe Arsenalin e Vengerit, që janë gati të shpenzojnë sa duhet për të blerë një lojtarë si Benzema.

Ançelotin e tradhtojnë numrat. Statistikat e Karim Benzemasë i shkojnë më shumë për shtat një mbrojtësi sesa një sulmuesi zone, siç është francezi. “Për mua, ai është sulmuesi im kryesor”, – tha pak ditë më parë Karlo Ançeloti. Por katërkëndëshi i blertë “flet” ndryshe.
Mesaraja – Benzema nuk “flet” më me gjuhën e golit. Bomberi me origjinë algjeriane shënon një herë në 326 minuta. Mesatarja e vënë nga Benzema nuk bën për një skuadër si Reali. 25-vjeçari ka qenë titullar në tetë ndeshjet e këtij edicioni të La Ligas, por ka shënuar vetëm një herë përballë Granadës. Ai ka luajtur 653 minuta dhe e ka dërguar topin në rrjetë vetëm një herë.
Merkato – Golat e munguar e kanë shtyrë Ançelotin të tërhiqet nga pozicioni i tij. Tashmë Karim Benzema nuk është më i pashitshëm. Fakti që sulmuesi ka humbur terren përballë një sulmuesi të ri dhe pa eksperiencë si Morata, do ta shtyjë Benzemanë të kërkojë një tjetër ekip. Gati për ta blerë janë dy prej skuadrave më të mira të Londrës. Flasim për Çelsin e Murinjos dhe Arsenalin e Vengerit, që janë gati të shpenzojnë sa duhet për të blerë një lojtarë si Benzema.
Zëvendësuesi – Më paratë që do të marrin nga një shitje e paevitueshme e Benzemasë, Reali nuk do të qëndrojë duarkryq. Nga Anglia mësohet se klubi “mereng” ka kërkuar informacione mbi “el Kun” Agueron. Sulmuesi argjentinas i Mançester Sitit do të ishte zëvendësuesi perfekt i Benzemasë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *