Home / Lajme / Maqedoni / LSDM-ja kërkon debat kuvendor për prezumim të pafajësisë

LSDM-ja kërkon debat kuvendor për prezumim të pafajësisë

18 tetor-“Sipas shumicës së raporteve relevante të organizatave ndërkombëtare dhe qeverive të cilat e trajtojnë Republikën e Maqedonisë, ekzistojnë indikacione serioze dhe faktografi se pushteti gjyqësor është bashkuar thellë me pushtetin ekzekutiv”, tha Pavllova Daneva.

Grupi i deputetëve të LSDM-së deri te Kuvendi sot parashtroi “Informatë për aktivitetet e Qeverisë dhe organeve qeveritare të Republikës së Maqedonisë për shkeljen e parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë”, tha sot në konferencën për shtyp deputetja Ana Pavllova Daneva.

Sipas nenit 5 të Rregullores për ndryshime dhe plotësime të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, LSDM-ja kërkon që informata të vendosë si pikë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit dhe të sillen konkluzione.

“Sipas shumicës së raporteve relevante të organizatave ndërkombëtare dhe qeverive të cilat e trajtojnë Republikën e Maqedonisë, ekzistojnë indikacione serioze dhe faktografi se pushteti gjyqësor është bashkuar thellë me pushtetin ekzekutiv”, tha Pavllova Daneva.

Sipas saj, “e gjatë është lista e të burgosurve politik me të cilët pushteti është llogaritur dhe llogaritet”. Në atë kontekst i numëruan burgosjet e Velija Ramkovskit dhe burgosjen e televizionit A1, Lube Boshkovskit, Dushko Ilievskit dhe arrestimi për gazetarin Tomisllav Kezharovskit. Rasti “Kryesuesi”, tha, është rasti i fundit i tillë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *