Home / Lajme / Maqedoni / Lumi Vardari dëmton pronat e bujqëve të Kopanicës (VIDEO)

Lumi Vardari dëmton pronat e bujqëve të Kopanicës (VIDEO)

Tetovë, 07 Tetor – Shtrati i Lumit Vardar ka dëmtuar pronën e bujqëve të fshatit Kopanicë të komunës së Jegunocit. Gjatë rrjedhës së tij lumi Vardar ka gërryer shtratin e tij duke hyrë në të mbjellurat e bujqeve të fshatit Kopanicë.

Sipas bujqëve, më shumë se 300 hektarë tokë e mbjellur gjithnjë është në rrezik permanent ngase kur bie shi rritet niveli i ujit dhe dëmton të mbjellurat. Memetali Ameti, bujk i fshatit Kopanicë, tregon se edhe pse disa herë kanë kërkuar nga komuna dhe pushteti qendror që të meren masa mbrojtëse që mos vazhdojë të gërryhet shtrati i lumit Vardar. “Që në pranverë uji i Lumit Vardar sidomos kur ka pasur të reshura të shiut, ka marrë gërryer pronën e mbjellur. Ka rreth 500 hektarë tokë të mbjellur me misër dhe jonxhë të cilët kur do të fillojnë të reshurat do të vërshohen. Kemi kërkuar disa herë që të vijnë komisione, ata kanë premtuar se do të vijnë por deri më sot nuk kanë ardhur. Nëse nuk sanohet ky dëm që shkaktohet në tokën tonë do të ngelin edhe pa prona sepse uji vazhdimisht e gërryen tokën e mbjellur”, thotë Memetali Ahmeti, bujk nga fshati Kopanicë.Në rrezik për vërshime janë pronat e bujqëve të këtij fshati të cilët edhe pse disa herë kanë marrë premtime se do të rregullohet shtrati i lumit Vardar megjithatë në praktikë asgjë nuk është bërë.“Në këtë vend nuk ka të mbjellur drunj që të parandalojnë gërryerjen e pronave. Nëse nuk meren masa në kohë, uji do të vazhdojë të zgjerojë shtratin kah tokat tona dhe do të ngelim pa prona, sepse nuk do të mund të kthejmë në gjendjen e mëparshme”, thotë bujku Memetali. Bujqit e këtij fshati ankohen se në rrezik janë tokat e tyre të cilët krahas gerryerjes së dheut nga uji i lumit Vardar, poashtu edhe vazhdimisht vërshohen në pranverë dhe gjatë vjeshtës kur ka rreshje të shiut. Ndryshe, gjatë kohës kur ka të reshura të shiut me intensitet më të madh, pothuasje të gjitha vendbanimet dhe të mbjellurat që janë përgjatë lumit Vardar vërshohen. Banorët e këtij vedbanimi kërkojnë që institucionet në vend të marrin masa urgjente për të sanuar këtë situatë duke mbrojtur pronat e tyre.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *