Home / Sport / Manchester United interesohet për Xhemailin

Manchester United interesohet për Xhemailin

Duket se klubit kampion të Anglisë në futboll, Manchester Unitedit kanë filluar t’i pëlqejnë gjithmonë e më shumë futbollistët shqiptar. Pasi që ka siguruar talentin, Adnan Januzaj me marrëveshje pesë vjeçare, drejtuesit e kësaj skuadre, i kanë vënë syrin një tjetër futbollisti shqiptar.

Pas sigurimit të Januzajt, Manchester United sipas medieve italiane ka shprehur interesime dhe për Blerm Xhemailin e Napolit.

Duket se klubit kampion të Anglisë në futboll, Manchester Unitedit kanë filluar t’i pëlqejnë gjithmonë e më shumë futbollistët shqiptar. Pasi që ka siguruar talentin, Adnan Januzaj me marrëveshje pesë vjeçare, drejtuesit e kësaj skuadre, i kanë vënë syrin një tjetër futbollisti shqiptar.

Fjala është për mesfushorin e Napolit, Blerim Xhemaili.

Lajmi është dhënë nga infoticker.ch, ndërsa është transmetuar edhe nga mediat italiane. “Blerim Xhemaili i Napolit kontrata e të cilit me ekipin përfundon më 2015 është në interes të Manchester Unitedit”, raportojnë këto media.

“Blerim Xhemajli konsiderohet përforcim ideal për mesfushën e Manchester Unitedit”, raportoi Calcio News 24.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *