Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia mes 10-të ekonomive me përmirësime më të mëdha për biznes

Maqedonia mes 10-të ekonomive me përmirësime më të mëdha për biznes

29 tetor-Në raportin udhëheqës të përbashkët të Bankës Botërore dhe IFC analizohen raportet që kanë të bëjnë me bizneset në ekonomi gjatë ciklit të tyre jetësor, duke përfshirë edhe fillimin dhe punën, tregtinë tejkufitare, pagesën e tatimeve dhe zgjidhjen e josolvencës. Rangu përmbledhës i lehtësimit së bërjes së biznesit bazohet në 10 tregues dhe përfshin 189 kompani.

Në raportin e ri të Bankës Botërore dhe IFC, Republika e Maqedonisë për të katërtën herë është mes dhjetë ekonomive të larta në botë, ku më së tepërmi është përmirësuar mjedisi afarist dhe rregullator në periudhën nga qershori i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti, duke zbatuar gjashtë reforma rregullatore, të cilat e kanë lehtësuar bërjen e biznesit të sipërmarrësve lokalë.

Zyra e Bankës Botërore në Shkup, kumtoi se Republika e Maqedonisë e ka lehtësuar marrjen e energjisë elektrike përmes zvogëlimit të kohës të nevojshme për marrje të lidhjes së re dhe përmes vërtetimit të kompensimit fiks për kyçje për kilovat për lidhje që kërkojnë fuqi deri në 400 kW. Gjithashtu e ka përforcuar sistemin e saj për transkasioni të sigurta përmes sigurimit të fleksibilitetit më të madh të përshkrimit të mjeteve në marrëveshje për garanci dhe llojeve të borxheve dhe detyrimeve që mund të sigurohen. Mbrojtja e investitorëve është përforcuar përmes mundësimit të aksionarëve që të kërkojnë prishje të transaksioneve jo korrekte mes subjekteve të ndërlidhura dhe emërim i revizorit që t’i hetojë parregullsitë në punësimin e kompanisë.

Sipas Raportit Duing biznis, Maqedonia është edhe një nga pesë ekonomitë që më së shumti e kanë mbyllur hendekun me praktikat e mira botërore nga viti 2005. Kuptohet, në zonat e fillimit të biznesit dhe marrje të kredive, ajo renditet mes dhjetë ekonomive më të mira në botë. megjithatë, ekzistojnë sfida, sidomos në fushën e kryerjes së marrëveshjes, tregtisë tejkufitare dhe regjistrimit të pronës, ku rangohet në vendin e 95-të, të 80-të, dhe të 84-të nga 189 ekonomi.

“Edhe një herë, Republika e Maqedonisë u dëshmua se është lidere në rajon dhe më gjerë në përmirësimin e mjedisit afarist, të patur për raportin e Duing Biznis”, thotë Tatjana Proskurjakova, drejtoreshë e zyrës së Bankës Botërore në Shkup.

Maqedonia është më e mirë në EJL dhe e para në rajon para Kroacisë dhe Sllovenisë.

Singapuri është në vendin e parë në renditjen botërore të lehtësimit për bërje të biznesit. Në listën prej 10 ekonomive më të mira me rregullativa më të mira për bërje të biznesit janë edhe Hong-Kongu, Republika Jugore Afrikane, Zelanda e Re, SHBA-ja, Danimarka, Malajzia, Republika e Koresë, Gjeorgjia, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Përveç renditjes globale, Duing Biznis i thekson ekonomitë të cilat kanë arritur përmirësime më të mëdha në treguesit në krahasim me vitin paraprak. Dhjetë ekonomitë, të cilat janë në maje të kësaj liste për këtë vit, sipas përmirësimit janë Ukraina, Ruanda, Rusia, Filipinet, Kosova, Xhibuti, Bregu i Fildishtë, Burundi, Republika e Maqedonisë dhe Guatemala. Megjithatë ekzistojnë edhe sfidat: pesë nga vendet që kanë arritur përmirësim më të mirë këtë vit – Burundi, Bregu i Fildishtë, Filipinet dhe Ukraina, ende ndodhen në gjysmën e poshtme të rangimit global sipas lehtësisë së zhvillimit të biznesit.

Në raportin udhëheqës të përbashkët të Bankës Botërore dhe IFC analizohen raportet që kanë të bëjnë me bizneset në ekonomi gjatë ciklit të tyre jetësor, duke përfshirë edhe fillimin dhe punën, tregtinë tejkufitare, pagesën e tatimeve dhe zgjidhjen e josolvencës. Rangu përmbledhës i lehtësimit së bërjes së biznesit bazohet në 10 tregues dhe përfshin 189 kompani.

Duing biznis nuk i mat të gjitha aspektet e mjedisit afarist që janë të rëndësishme për firmat dhe për investitorët. Për shembull, nuk e mat cilësinë e menaxhimit fiskal, aspektet e tjera të stabilitetit makroekonomik, nivelin e shkathtësive të fuqisë punëtore ose rezisetencën e sistemeve financiare. Me konstatimet e tij stimulohen debatet për politikat në mbarë botën dhe u mundësuan hulumtime gjithnjë e më të gjëra për atë se si rregullativat në nivel të firmës kanë të bëjnë me rezultatet ekonomike në ekonomitë. Raporti i sivjetshëm është edicioni i 11-të nga edicioni i raportit botëror Duing Biznes dhe përfshin 189 ekonomi

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *