Home / Sport / Maqedonia në Serbi mbyll kualifikimet

Maqedonia në Serbi mbyll kualifikimet

Pas humbjes të së premtes në Uells, Maqedonia ka rënë në pozitën e fundit në grup dhe me dështim eventual në Jagodinë do mbetej në atë vend, që do nënkuptonte ciklin më të dobët kualifikues në historinë e futbollit të Maqedonisë.

Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë të martën në Jagodinë të Serbisë zhvillon ndeshjen e fundit të këtij cikli eliminator për Botërorin ‘Brazil 2014’. Pas humbjes të së premtes në Uells, Maqedonia ka rënë në pozitën e fundit në grup dhe me dështim eventual në Jagodinë do mbetej në atë vend, që do nënkuptonte ciklin më të dobët kualifikues në historinë e futbollit të Maqedonisë. Për këtë arsye Maqedonia të martën do kërkojë fitore ndaj Serbisë për të shmangur pozitën e fundit në grup. Por sa do mund të arrijë një gjë të tillë, mbetet enigmë, pasi që përveç formës së dobët, kombëtarja në këtë takim do jetë pa kapitenin Goran Pandev, i cili është larguar nga kombëtarja dhe ka udhëtuar drejt Napolit. Arsyeja është derbi që prêt ekipin Italian të premten me Romën. Drejtuesi e Napolit kanë kërkuar nga FFM-ja që ta lirojë Pandevin para kohe, duke ditur se ndeshja e fundit nuk ka kurfarë vlere për Maqedoninë. Me halle të këtilla ushtruesi i detyrës Zoran Stratev do tentojë që ndeshjen e dytë në drejtimin e kombëtares të nxjerë rezultat pozitiv. Me fitore eventuale dhe humbje të Uellsit nga Belgjika, Maqedonia përsëri do ikte nga vendi i fundit, ndërsa barazimi dhe humbja lënë Maqedoninë autsajder. Në mesin e futbollistëve egziston dëshira për të dhënë më të mirën në tentimin për të dalë me rezultat pozitiv, mirëpo nëse kjo do jetë e majftueshme për një gjë të tillë mbetet enigmë. Përsëri pritet që në kombinim të jenë tre futbollistët shqiptar, Agim Ibraimi, Muhamet Demiri dhe Agjan Alioski, të cilët kishin paraqitje të mirë në Kardif. “Do jetë e vështirë, por duhet të tentojmë të dalim me rezultat pozitiv. Në Uells mendoj se s’kishim aq fat të realizojmë nja nga disa rastet e krijuara dhe shpresojmë që në Serbi të jetë storie tjetër. Kemi mundur Serbinë në Shkup dhe besoj se nëse jemi në formën tonë më të mirë, mund ta përsëritim këtë edhe në Serbi”, deklaroi mesfushori i Maqedonisë, Muhamet Demiri. Takimi Serbi-Maqedoni luhet të martën në stadiumin në Jagodinë, me fillim në orën 20:30.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *