Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia shënon 72 vjetorin e fillimit të kryengritjes antifashiste (VIDEO)

Maqedonia shënon 72 vjetorin e fillimit të kryengritjes antifashiste (VIDEO)

11 Tetor – Republika e Maqedonisë sot shënon 72 vjet nga fillimi i kryengritjes antifashiste të ushtrisë çlirimtare popullore.

Më 11 Tetor të vitit 1941 luftëtarët nga Aradhat e para partizane të Prilepit e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, gjë që e shënoi fillimin e kryengritjes së organizuar të popullit të Maqedonisë kundër okupatorit bullgar, italian dhe gjerman për çlirimin final të vendit. Ditën tjetër, më 12 tetor, doli edhe Aradha partizane e Kumanovës.

11 Tetori është vazhdimi i traditave çlirimtare të popullit liridashës të Maqedonisë, por edhe të përpjekjeve për çlirimin social dhe kombëtar të bëra në Luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore.

Me vendimin për hyrje në koalicionin antifashist Maqedonia qëndroi në anën e njerëzimit progresiv dhe kundër fashizmit si ideologjia me e errët e historisë bashkëkohore dhe mohimi më i fuqishëm i vlerave të përgjithshme civilizuese dhe demokratike.

Populli i Maqedonisë në mënyrë të pavarur luftoi për lirinë e tij. Nga aradhat e para partizane që e filluan luftën, Ushtria Popullore Çlirimtare e Maqedonisë në fund të luftës katërvjeçare u shndërrua në një armatë me 110 mijë vetë dhe me një organizim të mirë me formacione ushtarake të rangut të lartë.

Gjatë okupimit nga Maqedonia janë internuar 58.000 persona, ndërsa krahas krimeve që okupatorët i kanë kryer mbi popullatën e pafajshme civile, vendi pësoi edhe dëme të mëdha ekonomike. Kurorë e kësaj lufte janë vendimet e Asamblesë së parë të KAÇKM-së në vitin 1944, me të cilat janë përjetësuar idealet shumëshekullore për themelimin e shtetit të Maqedonisë.

Duke kaluar nëpër rrugën e zhvillimit disadekadësh si pjesë e RSFJ-së, ndërsa në 20 vitet e fundit si shtet i pavarur, duke e mbijetuar konfliktin në vitin 2001 dhe Marrëveshjen kornizë të dalë prej tij, Maqedonia, e cila është anëtare e plotfuqishme e Kombeve të Bashkuara, sot hapëron drejt integrimeve euroatlantike, të cilat deri më tani janë të bllokuara nga Greqia, e cila nuk e pranon emrin tonë kushtetues.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori” për vepër jetësore për vitin 2013, për realizime në sferën e shkencës dhe arsimit, kulturës dhe artit, gazetarisë dhe publicistikës.
Çmimi shtetëror “11 Tetori” për vepër jetësore në sferën e shkencës dhe arsimit do t’i ndahet prof.dr. Sërgjan Kerim, ekonomist dhe diplomat, ndërsa për vepër jetësore në sferën e kulturës dhe artit do t’i ndahet prof.mr. Reshat Ahmeti, artist figurativ.

Dragosllav Argirovski, gazetar dhe publicist, do ta marrë çmimin më të lartë për vepër jetësore në sferën e gazetarisë dhe publicistikës.

Me rastin e festës, shumë delegacione do të vendosin lule në përmendoret e heronjëve popullorë.
Shtatëdhjetë e dy vjetori i kryengritjes popullore të Maqedonisë u shënua mbrëmë me akademi solemne në Teatrin Popullor të Maqedonisë, në të cilin u drejtua presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *