Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia vendi i vetëm në botë pa regjistrim të popullsisë (VIDEO)

Maqedonia vendi i vetëm në botë pa regjistrim të popullsisë (VIDEO)

03 Tetovë, – Pas mbarimit të regjistrimit të popullsisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedonia dhe Somalia mbeten dy vendet e vetme në botë që nuk kanë bërë regjistrimin e popullsisë.

Në buxhetin e vitit 2014, nuk ka të ndara para për një regjistrim të tillë edhe për vitin e ardhshëm.
Regjistrimi i popullsisë nuk është paraparë edhe për vitin e kaluar sepse nuk ka mjete në buxhet, ka deklaruar ministri i financave Zoran Stavrevski.
Partitë opozitare kritikojnë mos organizimin e regjistrimit të popullsisë edhe vitin e ardhshëm. Me këtë akuzojnë partitë opozitare qeveria dëshiron të ik nga realiteti se një pjesë e madhe e popullatës, veçanërisht të rinjtë ikin nga vendi.

Një fakt tjetër është se me këtë qeveria nuk dëshiron ta prekë listën zgjedhore ku janë të regjistruar 1.8 milion votues fiktiv
Regjistrimi i rregullt në Maqedoni duhej të bëhej në vitin 2001, por për shkak të ngjarjeve të asaj kohe nuk u realizua.

Regjistrimi i popullsisë në tetor pësojë fiasko të plotë disa ditë para mbarimit, arsyetimi ishte se kishte dallime në shpjegimin e metodologjisë së regjistrimit. Në opinion qarkullonin informacione se për regjistrimin e dështuar janë harxhuar 14 milion euro.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *