Home / Lajme / Botë / Mashtrim miliona dollarësh, FBI në kërkim të shqiptarit

Mashtrim miliona dollarësh, FBI në kërkim të shqiptarit

27 tetor – Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI nën akuzën mashtrimit.

Mediat amerikane theksojnë se 6 shtetas rumunë së bashku me shqiptarin, Fabjan Meme, kanë arritur që përmes internetit, të mashtrojnë me miliona dollarë qindra amerikanë, duke u shitur automjete dhe varka të shtrenjta, por që në fakt nuk ekzistonin.

Përmes kësaj skeme të sofistikuar ata kanë arritur të mashtrojnë qindra qytetarë amerikanë. Interpoli ka kërkuar ndihmë për kapjen e këtyre personave, ndërsa kreu i grupit ishte rumuni Nicolae Popescu.

Ata përdornin dokumenat false për t’u bërë më të besueshëm për klientët, ndërsa mësohet se nëpërmjet skemës kanë mundur të përfitojnë mbi 3 milionë dollarë. Ata kishin hapur disa llogari bankare përmes identiteteve të rreme në të cilat transferonin paratë kryesisht në bankat amerikane.

I dyshuari si koka e grupit, 32-vjeçari Popescu është person me precedentë penalë në fushën e krimeve kibernetike. Ai rezulton të jetë arrestuar në 2010 nga autoritetet rumune, por shkak të disa proçedurave burokatrike kishte fituar lirinë. Në të njëjtin vit shqiptari, Fabjan Meme, u shpall në kërkim, pasi ai u akuzua për mashtrim me transferta parash, pastrim parash, falsifikim pasaportash. (INA)

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *