Home / Lajme / Botë / Mbyllet qeveria amerikane

Mbyllet qeveria amerikane

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar zbatimin e mbylljes së pjesshme pasi dy dhomat e Kongresit nuk arritën të bien dakord mbi një projekt-ligj të shpenzimeve qeveritare deri në afatin e 1 tetorit.

Të hënën, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët miratoi tre herë një projekt-ligj për shpenzimet qeveritare, pjesë e të cilit ishte shtyrja e zbatimit të ligjit të presidentit Obama për sigurimet shëndetësore. Në të tre rastet, Senati i kontrolluar nga demokratët hodhi poshtë projekt-ligjin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ky ngërç politik mes dy dhomave të Kongresit nënkupton mbylljen e menjëhershme të të gjitha shërbimeve me përjashtim të atyre thelbësore. Pavarësisht nga përpjekjet e ligjvënësve deri në orët e vona, ata nuk arritën të tejkalonin ngërçin partiak mbi ligjin e sigurimeve shëndetësore.

1 tetori është data e fillimit të një elementi të rëndësishëm të këtij ligji. Presidenti Obama do të flasë mbi pjesët e ligjit të sigurimeve shëndetësore të cilat do të hyjnë në fuqi sot, pavarësisht nga mbyllja e qeverisë. Shumë amerikanë të cilët nuk kanë sigurime shëndetësore do të jenë në gjendje të regjistrohen për të përfituar nga subvencionet qeveritare të nënvizuara në ligjin e sigurimeve shëndetësore.

Barack Obama tha se mbyllja e qeverisë është një papërgjegjësi e madhe dhe pengon rimëkëmbjen e ekonomisë.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *