Home / Lajme / Maqedoni / Me biçikleta për më shumë rregull në komunikacion (VIDEO)

Me biçikleta për më shumë rregull në komunikacion (VIDEO)

Gostivar, 28 tetor – Vozitje grupore me biçikleta në rrugët e Gosivarit për të dytën herë me radhë është organizuar ky lloj aktiviteti me qëllim ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në komunikacion, që ti pranojnë dhe respektojnë çiklistët.

Për shkak të mospasjes së shtegut për biçikleta nëpër rrugët e qytetit të Gostivarit, me iniciativë masës kritike gjatë uikendit çiklistët në mënyrë grupore marshuan nëpër rrugët e qytetit. Biciklistët shpresojnë që kultura në komunikacion është faktori kryesor për lëvizje të sigurt të biciklistëve dhe këmbësorëve. Përveç gostivarit, mbështetje për këto lloj aktivitetesh kanë dhënë edhe pjesëmarrësit nga Tetova dhe Shkupi, ku në Gostivar arritën me bicikletat e tyre.

Ky aktivitet mbahet për të dytën herë në Gostivar njëkohësisht duke njoftuar se këto lloj aktivitetesh në të ardhmen do të organizohen njëherë në muaj.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *