Home / Sport / Mourinho nuk pendohet për Lukakun

Mourinho nuk pendohet për Lukakun

“Jo. Nuk pendohem. Është një gjë tjetër të luash për Evertonin dhe një tjetër për Chelsean”. Më pas portugezi shtoi se skuadra e tij ka shumë gjera për të rregulluar.

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, nuk pendohet aspak që e la të huazohet nga Evertoni sulmuesin në top formë, Romelu Lukaku. Portugezi ka zgjedhur të mbajë Demba Ba, Eto’on dhe Torresin për sulmues, por është Romelu Lukaku ai që ka shfaqur paraqitje të mrekullueshme për Evertonin në javët e para si lojtar i klubit nga Godisson Park.
“Jo. Nuk pendohem. Është një gjë tjetër të luash për Evertonin dhe një tjetër për Chelsean”.
Më pas portugezi shtoi se skuadra e tij ka shumë gjera për të rregulluar.
“Ne kemi shumë për të përmirësuar. Ne do të kemi ulje dhe ngritje. Unë jam i gatshëm për këtë. Pas humbjes, ne fituam në shtëpi, dhe bëmë një gjysmë loje fantastike. 16 ditë pa futboll do të jenë një periudhë për të analizuar shumë gjëra”.
Eden Hazard qëndroi në shtëpi në udhëtimin në Rumani pas një dëmtimi kyçin e këmbës dhe po përpiqet të jetë i gatshëm për kualifikueset e Kupës së Botës për skuadrën e Belgjikës.
“Hazard eshte trajnuar pak sot, kështu që të shohim. Fernando Torres është është duke punuar shumë. Ai ka 15 ditë pa luajtur. Është e rëndësishme që Hazard luan për Belgjikën. Ata janë të sigurt se ai nuk mund të luajë dhe në këtë moment ai nuk është i sigurt nëse mundet. Ne nuk i ndalojmë lojtarët për të shkuar me ekipin e tyre kombëtar “.
Në fund Murinjo shtoi se lufta për titull është e hapur mes shumë skuadrave dhe se çdo javë ndonjë skuadër do të lëshojë pikë. Portugezi i bëri thirrje tifozëve të Arsenalit të mos gëzohen para kohe, pasi sipas Mourinhos të gjithë do të lëshojnë pikë në një fazë të sezonit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *