Home / Lajme / Maqedoni / Mungojnë shumica e librave në shkollat e mesme të Tetovës

Mungojnë shumica e librave në shkollat e mesme të Tetovës

30 tetor-Mungesa e librave shkollor ka vënë në një situatë të palakmueshme arsimtarët, ngase këtë vit Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një vendimi, ndaloi shfrytëzimin e skriptave, fletoreve të punës, metodën e diktimit, ndërsa nga ana tjetër profesorët nuk kanë libra për lëndët adekuate.

Dy muaj pas fillimit të vitit të ri shkollor gjendje alarmante paraqitet në shkollat e mesme të Tetovës, pasi që mungojnë shumë libra për nxënës. Nxënësit në 5 shkollat e mesme të Tetovës në shumë lëndë nuk kanë libra adekuat për mësim.

Situatë e këtillë më shumë është problem në drejtimet profesionale ku mungojnë pjesa dërumese e librave, por situate nuk është aspak e mirë edhe në drjetimet e përgjithshme.

Mungesa e librave shkollor ka vënë në një situatë të palakmueshme arsimtarët, ngase këtë vit Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një vendimi, ndaloi shfrytëzimin e skriptave, fletoreve të punës, metodën e diktimit, ndërsa nga ana tjetër profesorët nuk kanë libra për lëndët adekuate.

Këtë e kanë konfirmuar drejtorët e shkollave të mesme të Bujqësisë, Tekstiles dhe në Gjimnazin e Tetovës.

Ndihmës drejtori i Shkollës së Mesme të Bujqësisë Sherif Abdurahmani, thotë se në këtë shkollë shumica e librave për lëndët e drejtimeve profesionale mungojnë.

Ai thekson se edhe ato pak libra që janë në dispozicion kanë shumë gabime gjuhësore. Situata më e mirë nuk paraqitet as në shkollën e mesme të Tekstiles. Në këtë shkollë sipas raportit të përgatitur nga drejtoria, mungojnë 43 përqind e librave, njofton TV KOHA

Ndërkohë që ky problem është prezent edhe në Gjimnazin e Tetovës, por në masë më të vogël. Nga kjo shkollë theksojnë se në krahasim me shkollat tjera në gjimnaz mungesa e librave është më e vogël , thotë Daut Arifi zëvendësdrejtor.

Autoritetet përgjegjëse në shkollat e mesme të Tetovës nënvizojnë se që në fillim të vitit kanë dorëzuar kërkesa për furnizim me librat të cilët mungojnë por deri më tash nuk ka asgjë konkrete, transmeton Tv KOHA

Megjithatë në disa shkolla krahas mungesës së librave për lëndët bazë dhe ato zgjedhore, problem është edhe moskthimi i librave nga ana e nxënësve. Ky problem është evident më shumë tek nxënësit shqiptarë, sidomos ato tek maturantët të cilët pas përfundimit të shkollimit nuk i kthejnë librat për gjeneratën e ardhëshme, raportpn Tv KOHA.

Problem me mungesën e librave shfaqen edhe në shkollën e mesme të Mjekësisë dhe Ekonomike në Tetovë. Përderisa të tejkalohet ky problem, profesorët janë në hall për të gjetur zgjidhje. Ata në njërën duhet që të gjejnë mënyra për të furnizuar me literaturë nxënësit që të realizojnë plan-programin e tyre, kurse në anën tjetër kjo është në kundërshtim me vendimin e Ministrisë që të shfrytëzohet literaturë tjetër siç janë skriptat e ndryshme apo libra jo të lejuar nga vetë ministria.TV KOHA (Urim HASIPI/Senat Zylbehari)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *