Home / Lajme / Rajon / Musliu: Daçiç më kërcënoi, por si frikësohem

Musliu: Daçiç më kërcënoi, por si frikësohem

Ish lideri politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, i cili ishte pjesë e delegacionit të Luginës së Preshevës më Beograd, në takimin e djeshëm me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, ka thënë se ky i fundit nuk është i interesuar t’i zgjidhë problemet e shqiptarëve të Luginës.

Musliu tha për gazetën “ Epoka e Re” se Daçiqi gjatë takimit e ka kërcënuar atë, pasi ky ka kërkuar me ngulm zgjidhjen e statusit të shqiptarëve të luginës.

“Daçiqi e humbi kontrollin dhe kaloi në fazën e Millosheviqit. Ai më tha se ka forcë. Unë ia bëra me dije se, edhe pse jam në Qeverinë e Serbisë dhe në Beograd, mund të më arrestosh, por assesi të më frikësosh”, ka deklaruar Musliu, duke shtuar se pa praninë dhe monitorimin e ndërkombëtarëve takimet me Daçiqin nuk mund të kenë sukses.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *