Home / Lajme / Maqedoni / Ndriçim Kulla promovon librin biografik për Ismail Kadaren (VIDEO)

Ndriçim Kulla promovon librin biografik për Ismail Kadaren (VIDEO)

Tetovë, 23 tetor – Në kuadër të panairit të librit Tetovë 2013 mbrëmë në pallatin e kulturës është promovuar vepra e shkrimtarit Ndiçim Kulla kushtuar shkrimtarit të madh shqiptarë Ismail Kadare.

Për Salajdin Saliun shkrimtarë Ndrçim Kulla ka përshkruar çdo pjesë të jetës së shkrimtarit Ismail Kadare, ai ka diturë të përshkrujë jetën e tij në mënyrë të përkryer duke mos eliminuar edhe disa raste të papërshtatshme të tija.

Ndërsa drejtoresha e bibliotekës së Tetovës Fitore Reshiti tha se Tetova ka një fat që ka një rast të këtillë që për herë të parë të bëhet promovimi i kësaj vepre të madhe në Tetovë, edhe për bibliotekën e Tetovës është një pasuri të madhe që do të ketë një vepër të këtillë.

Fjalën përshëndetëse pati edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Ndërsa për shkrimtarin Ndrçim Kulla ishte e nevojshme një vepër e këtillë të shkruhet duke pasur parasysh kontributin e Ismail Kadaresë që ka dhënë, ai ka qenë një udhë rrëfyese në ish sistemin, ai me veprat e tija tregonte se ka edhe një botë tjetër edhe ajo është bota e lirë, por rallë kush mund ta kuptonte atë.

Fjalën pati edhe profesori Arsim Sinani si dhe drejtori i shtëpisë botuese nga Shkupi Azam Dauti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *