Home / Lajme / Maqedoni / Në Gostivarë dhuna në familje në rritje (VIDEO)

Në Gostivarë dhuna në familje në rritje (VIDEO)

Gostivar, 28 tetor – Këtë vit në regjionin e Gostivarit janë regjistruar 7 vepra penale dhunë në familje, ku gjithashtu janë dorëzuar akuza kundër 6 kryerësve të kësaj vepre penale.

Viktima në 3 raste janë gratë që janë në lidhje jashtëmartesore në dy raste janë dy burra dhe në një rast është shfaqur kunati. Në të gjitha rastet është kryer dhunë fizike, një kërcënim me armë dhe një kërcënim të sigurisë. Në këtë periudhë janë përgaditur edhe 6 raporte të vecanta ku janë dorëzuar në Prokurorinë Publike në Gostivar. Dhunuesit në të gjashtë rastet janë burra, ndërsa viktimat ishin gratë, vllau dhe djali. Në 10 muajt e kaluar, gjithashtu janë përgaditur 2 kërkesa për procedura për kundërvajtje, për prishje të rendit dhe qetsisë publike lidhur me dhunën në familje. Numri i ankesave është 52 dhe më së shpeshti kanë kryer malltretim fizik dhe psiqik, po pa lëndime serioze. Arsyeja për dhunë në familje janë ndërprerja e marrëdhënieve familjare, cregullime shëndetësore, alkooli, droga etj. Në zonën që mbulon të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, gjegjësisht në regjionin e Pollogut vitin e kaluar ka pasur gjithsej 56 raste të dhunës në familje.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *