Home / Sport / Në Itali flitet vetëm për politikë dhe Balotellin

Në Itali flitet vetëm për politikë dhe Balotellin

Agjenti i Mario Balotellit, Mino Raiola, ka kritikuar fokusin e mediave italiane në jetën private të klientit të tij, pasi po thuhet se SuperMario po konsultohet me një psikolog për t’u sillur më mirë.

23 vjeçari nuk po mund ta largojë median prej vetes pas gjesteve kontraverse në ndeshjen ndaj Napolit dhe tani pasi thuhet se Balotelli po merr konsulta nga një psikolog, është Raiola ai që ka kërkuar ruajtjen e privatësisë së lojtarit të tij.

“Në Itali ne flasim vetëm për politikë dhe për Marion”.

“Që të përmbushin normat e tyre në media ata duhet që të bëjnë storie të ndryshme sikurse që është ajo e psikologut – dhe kjo është qesharake. Me Marion ka shumë storie në media për veturat e tij, fitimet e tij e deri te shtëpia e tij”, ka thënë Raiola.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *