Home / Lajme / Maqedoni / Në Kapshticë kapet maqedonasi me 114 kg marihuanë

Në Kapshticë kapet maqedonasi me 114 kg marihuanë

11 Tetor – Policia greke sekuestron 114 kg marijuanë në pikën doganore të Kapshticës, ndërsa ka vënë në pranga dhe poseduesin e lëndës narkotike, 66-vjeçarin nga Maqedonia.

Burime nga policia helene bëjnë me dije se lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e pasme të një fugoni me të cilin udhëtonte 66-vjeçari identiteti i të cilit nuk dihet, ndërsa ai i ka shpëtuar kontrolleve nga pala shqiptare. Siç transmeton in, sasia e madhe e drogës e ndarë në 104 pako e mbështjellë me letër natriban u zbulua nga qeni antidrogë.

Krahas lëndës narkotike shtetasit maqedonas iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin transportohej droga, 1 celular, 2 karta sim dhe 90 euro. Policia ka nisur hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.Po sot policia greke ka sekuestruar 100 gram heroine në Janinë. Droga e mbështjellë në 1 pako u gjet e fshehur në gomën e djathtë të një furgoni që vinte nga kufiri shqiptar. Ndërkohë që policia bëri dhe arrestimin e shtetasit shqiptar 34 vjeç që drejtonte mjetin.

Në një tjetër operacion antidrogë, tashmë në Athinë janë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë për shpërndarje droge. 2 shqiptarëve 30 dhe 37 vjeç iu gjet në banesë 7.4 kg marijuana, ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu sekuestruan edhe 10 gram kokainë, 4550 euro, 1 peshore dhe 3 celularë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *