Home / Lajme / Maqedoni / Në raportin e KE-së: Maqedonia me rekomandim të ri për negociata me BE-në , kusht i ri ‘kulturë mediale’

Në raportin e KE-së: Maqedonia me rekomandim të ri për negociata me BE-në , kusht i ri ‘kulturë mediale’

7 tetor-Përqëndrim pozitiv, Komisioni do të ketë për gjendjen ekonomike, detyrueshmërinë e ulët dhe ballafaqimin me krizën financiare ekonomike të Republikës së Maqedonisë, si dhe lëvdërata për Memorandumin e nënshkruar për anëtarësim në BE nga ana e pjesës më të madhe të partive në Kuvendin e Maqedonisë.

Komisioni Evropian do ta ndajë rekomandimin e pestë me radhë për hapjen e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por sërisht vetëm dy herë do ta përdorë mbiemrin “maqedonas”, ndërsa në të njëjtën kohë ka kusht të ri – vendosjen e “kulturës mediale”.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, këto janë tre pikat kryesore nga progres-raporti i ardhshëm që eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle do ta publikojë në datën 16-të të këtij muaji. Për herë të parë, raporti i Komisionit mbahet në fshehtësi të madhe dhe do të bëhet i ditur ditën e publikimit të tij.

Pasi që para dy dhe tre viteve në tërësi u zhduk, mbiemri “maqedonas” sërisht si edhe vjet do të gjendet vetëm dy hetë në raportin-e ardhshëm për përparimin e Republikës së Maqedonisë.

Pasi që vjet ishte përdorur vetëm për “qeverinë maqedonase” dhe “institucionet maqedonase” kësaj radhe pritet që të përdoret në përdorim të ngjashëm dhe jo për theksimin e “gjuhës maqedonase, kombit dhe popullit”, duke marrë parasysh atë që vjet në ditën e publikimit të tij, me intervenimin e eurokomisares greke për peshkim Maria Damanaski, mbiemri “gjuha maqedonase” u hoq dy orë para publikimit zyrtar të raportit.

Më e reja për këtë raport është që lidhur me lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në Maqedoni, për çka sërisht priten vërejtje negative, Komsioni vendos kusht të ri -“kulturë mediale”. Kjo do të kërkohet nga Maqedonia që të vendoset, edhe pse nuk është e qartë se çfarë nënkupton dhe se si kjo kërkesë do të zbatohet në vepër.

Ajo që akoma ësht e paarritshme për Maqedoninë, për shkak të bllokadave greko-bullgare, përveç fillimit zyrtar të negociatave inkuadruese është edhe hapja e të ashtuquajturit proces skrining, që sipas përvojave të Malit të Zi dhe Serbisë, mund të zhvillohet edhe pa fillimin normal të negociatave.

Atë që dialogu aktual Inkuadrues në nivel të lartë midis Komisionit dhe Maqedonisë e bart është që në të ardhmen mund të jetë pozitiv, se kur formalisht do të hepen negociatat nënkuptohet se disa punë tashmë kanë përfunduar. Por formalisht kjo nuk nënkuton se negociatat filluan dhe ësht absolutisht larg zëvendësimit të tyre.

Vjet komisari për zgjerim Shtefan Fyle ka ndërhyrë në raportin për Maqedoninë që të gjendet një propozim i tipit “të hapen negociatat me IRJ Maqedoninë, ndërsa në fazën e tyre të hershme të zgjidhet çështja për emrin me Greqinë”. Por kësaj rradhe Fyle është më tepër i kujdesshëm pasi që në Samitin e vjetshëm të Këshillit Evropian në dhjetor nuk u pranua propozimi i tij, shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve -anëtare të BE-së dolën me propozim të rremë “t’i jepet datë Maqedonisë, nëse Komsioni Evropian në pranverën e vitit 2012 jep raport pozitiv lidhur me përparimin e vendit në tre fusha, reformat në Dialogun inkuadruas në nivel të lartë (HLAD), hapat e ndërmarrë lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.

Edhe pse KE-ja në prill pozitivisht i vlerësoi në tre sferat në raportin e jashtëzakonshëm për Maqedoninë, Këshilli jo vetëm që nuk e respekton konkluzionin paraprak personal, por vendosi që aspak të mos e përmend Maqedoninë në konkluzionet, me ç’rast nga presidenca irlandeze me Unionin u arsyetuan se “kjo do të ishte më mirë sesa sërisht drejtpërdrejtë t’u vendoset veto eurointegrimeve të Maqedonisë”.

Pikërisht për këtë arsye, kësaj radhe komisari Fyle edhe në përfundimin e përgatitjes së progres-raportit më të ri për Maqedoni u takua me palët e involvuara. Me presion nga Greqia dhe Bullgaria që t’ia marrë rekomandimin Maqedonisë, Fyle, i cili i mbron marrëveshjet dhe parimet e Bashkimit Evropian, për shkak të reformave të realizuara të shtetit të Maqedonisë këtë nuk mund ta blnte. Pas takimeve me kreun shtetëror të Maqedonisë në kuadër të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë, Fyle në këtë periudhë u takua edhe me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara në bisedimet për emrin Metju Nimic, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun, por edhe me ministrin bullgar të Punëve të Jashtme Kristian Vigein, me liderin e partisë e partisë qeveritare nga blloku shqiptar në Maqedoni Ali Ahmeti, ndërsa ka pasur edhe biseda telefonike me kryeministrin grek Andonis Samaras.

Sipas paralajmërimeve, në raportin e ardhshëm për Maqedoninë do të gjehet lloj i shurdhër i mesazhit të ri për marrje të datës për anëtarësim, me fjalor larg më të vëmendshëm lidhur me vendin tonë. Kjo posaçërisht që është e qartë se edhe Komisioni nuk dëshiron më të nënçmohet nga Këshilli i Evropës lidhur me Maqedoninë, ndërsa edhe nuk mund të lejojë që të bëjë precedent dhe për herë të parë në historinë e një vendi-kandidat t’i marrë rekomandimin për fillim të negociatave inkuadruese.

Atë që progres-raporti i ardhshëm për Maqedoninë që me siguri do ta përfshijë është kritikë për incidentet e Kuvendit më 24 dhjetor të vitit 2012 me marrëveshjen e marsit, raporti i ad-hok Komisionit për hetim të këtyre ngjarjeve dhe (mos) realizimi i rekomandimeve të tyre. Vendi ynë do të kritikohet edhe për mospasjes së marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, gjegjësisht mosintensifikimi i negociatave për nënshkrimin e tij. Do të notohet brishtësia e marrëdhënieve ndëretnike me përqëndrim në incidentet në bazë etnike në fund të vitit të kaluar dhe fillimin e këtij viti dhe “malet” midis Maqedonisë dhe Greqisë në zgjidhjen e kontestit për emrin.

Përqëndrim pozitiv, Komisioni do të ketë për gjendjen ekonomike, detyrueshmërinë e ulët dhe ballafaqimin me krizën financiare ekonomike të Republikës së Maqedonisë, si dhe lëvdërata për Memorandumin e nënshkruar për anëtarësim në BE nga ana e pjesës më të madhe të partive në Kuvendin e Maqedonisë.

Zyrtarisht, nga Komisioni i Evropës nuk duan ende asgjë të komentojnë lidhur me raportin, duke bërë me dije që të presin 16 tetorin dhe publikimin e tij zyrtar. Gjëja e vetme që dihet është që ai tërësisht po përgatitet nga ana e Dejvid Kulenit, njeriu i parë për dosjen e Maqedonisë në Drejtorinë për zgjerim pranë Komisionit, ndërsa do të aprovohet nga drejtori i ri i këtij Drejtorati, suedezi Kristian Danielson, i cili mori funksionin në fillim të muajit, edhe pse përgatitja e raportit zhvillohej gjatë ushtruesit të detyrës Jost Korte.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *