Home / Lajme / Maqedoni / Në raportin e KE-së: Maqedonia që nga viti 2009 i plotëson kriteret për t’i filluar negociatat për anëtarësim

Në raportin e KE-së: Maqedonia që nga viti 2009 i plotëson kriteret për t’i filluar negociatat për anëtarësim

14 tetor-Në lidhje me lirinë e të shprehurit, potencohet se “progresi në dialogun me mediat është në ngecje pas dëbimit të gazetarëve nga Parlamenti, ndërsa edhe krahas zhvillimit të kornizës ligjdhënëse, reputacioni i vendit për lirinë e mediave po përkeqësohet”. Më pas, gjithashtu është theksuar se “mbyllja e një numri të madh të mediave viteve të fundit, gjithashtu e ka zvogëluar llojshmërinë e qëndrimeve të ndryshme me qasje deri te qytetarët”.

IRJ e Maqedonisë është vendi i parë që nënshkroi Marrëveshje për stabilizim dhe asociiim (MSA) me Bashkimin Evropian në vitin 2001. Ajo për tetë vite me radhë është vend-kandidat, pas mendimit pozitiv të Komisionit në nëntor të vitit 2005 dhe vendimit të Këshillit Evropian në dhjetor të po të njëjit vit. Që nga viti 2009, Komisioni vlerëson se vendi në mënyrë të mjaftueshme i plotëson kriteret politike dhe rekomandoi hapjen e negociatave. Nga viti 2009, KE gjithashtu rekomandon se duhet të fillojë faza e dytë e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim. Por, edhe në dy rastet nuk është sjellë vendim nga ana e Këshillit.

Kjo është një prej qëllimeve kryesore në raportin e progresit për Republikën e Maqedonisë, që Eurokomisioni zyrtarisht do ta publikojë të mërkurën.

Duke e pasur parasysh se eurokomisari për zgjerim, Shtefan Fyle do ta përsërisë rekomandimin e ri të pestin me radhë në Qeverinë joformale të BE-së që vendi ynë t’i fillojë negociatat inkuadruese, në këtë raport për eurointegrimet e Maqedonisë pritet të gjendet vetëm dy herë edhe mbiemri “maqedonas”, si dhe një kërkesë të vendoset e ashtuquajtura “kulturë mediale”.

Në dokumentin më të ri të raportit, në konstatimet e përmbledhura theksohet se “njëzetë vjet pas hyrjes së vendit në Kombet e Bashkuara, zgjidhja e çështjes së emrit duhet të gjendet pas anulimin e mëtejmë”. Gjithashtu, Komisioni e pranon se është bllokuar progresi i Maqedonisë në eurointegrimet për shkak të mosdhënies së lejes për filimin e negociatave për anëtarësim.

“Në mungesë të procesit të negociatave, forum kryesor për diskutim dhe monitorimin e reformave janë trupat e formuar në kuadër të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim, si dhe me Dialogun inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD), i cili është vendosur në vitin 2012. HLAD-i kontribuoi për progres në fushat prioritare. Progresi i realizuar në kuadër të HLAD e vendosi vendin në pozitë të mirë kur të fillojnë negociatat. Si do qoftë, ky dialog inkuadrues nuk është dhe nuk mund të jetë zëvendësim për kalimin në hapjen e negociatave inkuadruese”, theksohet në raport.

Brukseli zyrtar i jep hapësirë edhe krizës politike që pasoi në Maqedoni pas ngjarjeve në parlament që ndodhën nga fundi i vitit të kaluar. Kështu, në raport theksohet se kjo “tregoi ndarje të thellë midis partive politike, duke ndikuar në funksionimin e Parlamentit dhe demonstroi nevojë për politikë konstruktive në interes kombëtar”. Në lidhje me shpjegimin në raport të këtyre ngjarjeve thesohet se “gjatë miratimit të buxhetit për vitin 2013, largimi i dhunshëm i deputetëve opozitarë dhe i gazetarëve nga salla e parlamentit, rezultoi me atë që grupi më i madh opozitar ta bojkotojë Parlamentin dhe të kanoset me bojkotimin e zgjedhjeve lokale”.

Më pas, KE thekson se qorrsokaku afatgjatë është zgjidhur me zbatimin e marrëveshjes politike të 1 marsit që përfshiu kthimin në Parlament të deputetëve opozitarë, pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, rekomandimet progresive nga ana e Komisionit për hetimin e ngjarjeve kuvendore, nënshkrimin e Memorandumit ndërpartiak për mirëkuptim në lidhje me qëllimet strategjike euro-atlantike të vendit dhe punën e mëtejme të reformave zgjedhore.

Më pas, u potencua se ripërtëritja e dialogut midis Qeverisë dhe gazetarëve ka mbetur e paplotësuar, ndërsa se konsensusi për raportin e Komisionit për hetime ka treguar se është e mundur, me vullnetin politik edhe përmes dialogut dhe kompromisit, të gjenden zgjidhje konstruktive, por se rekomandimet e Komisionit për hetime duhet të zbatohen në tërësi.

“Në përgjithësi, vendi vazhdon mjaftueshëm t’i plotësojë kriteret politike. Zgjedhjet lokale në mars/prill 2013 janë vlerësuar nga ana e OSBE/ODIHR si profesionale dhe administrative, duke theksuar se ekziston mjegullim i distinkcionit midis shtetit dhe partisë dhe rekomandoi ndryshime shtesë të legjislativës zgjedhore. Vendi e përfundoi pjesën më të madhe të reformave gjyqësore 2004 dhe 2010. Progres i mëtejmë është bërë sivjet në fushën e efikasitetit të gjyqësisë, ndërsa progres ka edhe në vendosjen e të dhënave gjithëpërfshirëse për antikorrupsion zbatimin e praktikës së deritanishme, që duhet të ndërtohet edhe në të ardhmen”, thonë lëvdatat për Maqedoninë në raportin e KE-së.

Në lidhje me lirinë e të shprehurit, potencohet se “progresi në dialogun me mediat është në ngecje pas dëbimit të gazetarëve nga Parlamenti, ndërsa edhe krahas zhvillimit të kornizës ligjdhënëse, reputacioni i vendit për lirinë e mediave po përkeqësohet”. Më pas, gjithashtu është theksuar se “mbyllja e një numri të madh të mediave viteve të fundit, gjithashtu e ka zvogëluar llojshmërinë e qëndrimeve të ndryshme me qasje deri te qytetarët”.

“Vendi tashmë ka arritur një nivel të madh të harmonizimit në lidhje me atë se ku ndodhet në procesin e inkuadrimit”, – përfundon në një pjesë të raportit të Eurokomisionit për Maqedoninë, i cili në tërësi do të publikohet për dy ditë.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *