Home / Lajme / Maqedoni / Në skenën e teatrit në Tetovë komedia “Çifti I çuditshëm” (VIDEO)

Në skenën e teatrit në Tetovë komedia “Çifti I çuditshëm” (VIDEO)

Tetovë, 3 Tetor – Të premten me fillim në ora 20.00 para publikut tetovar do të jepet premiera e komedisë “Çifti i Çuditshëm”, në regji të regjisorit të njohur kosovar Ilir Bokshit ndërsa interpretojnë aktorët e teatrit të Tetovës.

Regjisori i kësaj shfaqje Ilir Bokshi, tregon se kanë përzgjedhur këtë komedi sepse e njejta ka marrë shumë çmime ndërkombëtare.”Kjo shfaqje wshtw vendosur nw skenw nga shumw teatro tw njohur, ka marrw shumw çmime dhe mendoj se do tw mirwpritet nga ana e publikut tetovar”, tha Bokshi.Kjo është premiera e dytë për këtë vit, ndërsa drejtori Valmir Aziri, shprehet se kësaj radhe është bërë një bashkëpunim mes aktorëve tetovarë dhe një regjisori nga Kosova. “Komedia “Çifti i çuditshëm” është një përzierje e mes aktorëve të teatrit të Tetovës dhe të Shkupit, ndërsa si regjisor është Ilir Bokshi, një regjisor i njohur”, tha Aziri. Ndryshe, autor i kësaj shfaqje është shkrimtari i njohur Neil Simons, kurse e njejta do të fillojë në orën 20.00 në skenën e teatrit të qendrës për kulturë në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *