Home / Sport / Neymar: Alexis më la pa fjalë

Neymar: Alexis më la pa fjalë

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka mbetur pa fjalë nga goli i kolegut të tij, Alexis Sanchez, në fitoren prej 2-1 ndaj Real Madridit.

Braziliani shënoi golin e parë për katalunasit, ndërsa kiliani e dyfishoi rezultatin me një gol mjaft të bukur vetëm pak minuta pasi u inkuadrua në lojë.

“Nuk kam fjalë. Ishte një gol mahnitës”, u tha 21-vjeçari gazetarëve dhe më pas komentoi debutimin e tij në ‘el Clasico’.

“Ishte shumë emocionuese që shënova në një ndeshje ku duan të luajnë të gjithë lojtarët. Jam shumë i lumtur për atë gol aq të veçantë, por mbi të gjitha jam i gëzuar për tri pikët që morëm”.

“Kam parë shumë ‘Clasico’, prandaj ishte e mrekullueshme të luaja në të. Por ishte shumë vështirë ndaj një ekipi të shkëlqyer. Cristiano është një lojtar i madh, por edhe ne kemi shumë lojtarë të mirë”.

“Jam tejet i kënaqur me fitoren, skuadrën dhe golin”, ka shtuar Neymar.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *