Home / Lajme / Maqedoni / Nisin punimet për asfaltimin e rrugës drejt pikës kufitare Bellanoc – Stançiç

Nisin punimet për asfaltimin e rrugës drejt pikës kufitare Bellanoc – Stançiç

24 tetor-Rregullimi i infrastrukturës rrugore sot fillon nga kompania që ka fituar tenderin dhe se pritet intensifikimi i punimeve për hapjen finale të kësaj pike kufitare që do të lidh banorët shqiptarë të të dyja vendeve dhe shkurtohet lidhja dhe lëvizja e lirë për banorët e rajonit të Kumanovës dhe Likovës si dhe rajonit të Gjilanit nga ana e Kosovës

Në komunën e Likovës sot nisin punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe asfaltimin e rrugës që çon drejt kufirit me Kosovën, gjegjësisht vendkalimin e ri kufitar Bellanoc – Stançiç midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Parlamenti i Maqedonisë dy ditë më parë ratifikoi marrëveshjes midis dyja vendeve për hapjen e këtij vendkalimi kufitar që shtrihet në zonën e Karadakut. Rregullimi i infrastrukturës rrugore sot fillon nga kompania që ka fituar tenderin dhe se pritet intensifikimi i punimeve për hapjen finale të kësaj pike kufitare që do të lidh banorët shqiptarë të të dyja vendeve dhe shkurtohet lidhja dhe lëvizja e lirë për banorët e rajonit të Kumanovës dhe Likovës si dhe rajonit të Gjilanit nga ana e Kosovës.

Hapja e këtij vendkalimi ka qenë një kërkesë e kahmotshme e banorëve të këtyre zonave, të cilët për të udhëtuar në fshatrat përreth brezit kufitar kanë bërë dhjetëra kilometra përmes vendkalimeve Bllacë apo Tabanoc përmes Preshevës. Sipas të dhënave parprake nga drejtoria e rrugëve të Maqedonisë nga Kumanova deri në pikën kufitare Bellanoc – Stançiç ka 24 kilometra. Ceremonia e nisjes së punimeve do të fillojë në fshatin Sllupçan, ku do të jenë të pranishëm zyrtarë të lartë të Qeverisë, deputetë dhe banorë lokal. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *