Home / Sport / Nuk zhvillohet derbi Bashkimi-Gobleni

Nuk zhvillohet derbi Bashkimi-Gobleni

Derbi i shumëpritur në qytetin e Kumanovës ndërmjet Bashkimit dhe Goblenit nuk u zhvillua fare, për shkak të mosprezencës së forcave të rendit në stadiumin e Bashkimit.

“Mysafirët” pas një pritjeje prej më shumë se 30 minutash, dolën në fushë, u përshëndetën me shikuesit dhe braktisën stadiumin. Pas largimit të tyre nga stadiumi i futbollit, një numër prej disa policëve erdhën, por ishte vonë. Insistimet e drejtuesve të KF Bashkimi për ta luajtur ndeshjen nuk dhanë sukses.

Njoftohemi se përfaqësuesit e të dyja klubeve janë marrë vesh që ndeshjen ta riluajnë gjatë javës që vjen. Në anën tjetër Dushan Mandarovski, përfaqësues për Ligën e tretë të Maqedonisë, grupi Veri, thotë se vështirë kjo ndeshje të riluhet: “Është herët të flasim, por në rregulloren e FFM-së nuk ka ndonjë opsion të tillë për riluajtje të ndeshjes. Pasi të mbërijë procesvebali nga kjo ndeshje dhe t’i grumbullojmë të gjitha materialet, atëherë do të shqyrtohen dhe do të merret epilogu përfundimtar. E ghithë kjo do të dihet pas ditës së martë”.

Ndërkohë, është mëkat i madh që ky derbi nuk u zhvillua, për hirë të tifozëve të Bashkimit, Ilirët, dhe sportdashësve të tjerë të futbollit që me padurim e kishin pritur pasditën e së dielës. Në tribunat e stadiumit të Bashkimit ishte krijuar një atmosferë e rrallë sportive, që lirisht mund të thuhet se ambient i tillë bëhet vetëm në disa stadiume të ligës së parë. Ilirët, të mbështetur nga ishtifozët e vjetër, kishin përgatitur një spektakël të paparë. Ata, pas parakalimit nëpër rrugët kryesore të qytetit, 10 minuta para orës 14:00 kishin hyrë në stadium, duke filluar me këngët e tyre, por për fat të keq nuk arritën të kënaqen deri në fund.

Pas tetë javëve, Gobleni është i dyti me 16 pikë (një ndeshje me pak), ndërsa Bashkimi i treti me 15 pikë (dy ndeshje më pak). (reshat ibrahimi)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *