Home / Lajme / Maqedoni / Ordanovski: Muajin e ardhshëm do të arrestohet Cërvenkovski

Ordanovski: Muajin e ardhshëm do të arrestohet Cërvenkovski

04 Tetor – Kryetari i organizatës Transparency Macedonia, analisti Sasho Ordanovski sot paralajmëroi se muajin e ardhshëm do të arrestohet ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Social Demokrate Maqedonase (LSDM), Branko Cërvenkovski.

Ordanovski këtë e paralajmëroi sot në debatin “Socialdemokracia dhe rritja e organizuar e të djathtës populiste”, të organizuar nga Instituti “Progres” , me mbështetjen e fondacioneve “Fridrih Ebert” dhe “Ulof Palme”.

Sipas tij, Cërvenkovski do të jetë pjesë e vazhdimit të aksionit policor i koduar ‘Spiuni’, gjoja në përfshirjen e grupit të dyshuar prej 30 vetave, si pjesë e një rrjeti të spiunimit në shërbim të shërbimeve sekrete të vendeve fqinje, gjegjësisht Greqisë. Ai ka nënvizuar se arrestimi i tij tek socialdemokratët do të shkaktojë dilemma të mëdha se kjo parti a do të vihet në mbrojtje të tij apo do të heq dorë.

Analisti i njohur maqedonas Ordanovski theksoi se në pranverën e ardhshme bashkë me zgjedhjet e rregullta presidenciale do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa arrestimi i ish-liderit Cërvenkovski do të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve, pasi që pushteti do të luajë me kartën se a duhet të votohen tradhëtarët.

Branko Cërvenkovski nga aktiviteti i parë i Lidhjes Social Demokrate (LSDM) me nismën e pluralizmit ishte lideri i parë i kësaj partie, duke qenë i rikthyer si lider deri në muajt e fundit të këtij viti. Ai ka ushtruar për dy herë me radhë postin e kryeministrit dhe një mandat të presidentit të shtetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *